Kulturë - Art - Fe

Firdusi : Ruajtësi i përjetshëm i gjuhës perse

Me 5 maj 2019, ishte ditëlindja e 1111-të e poetit iranian të njohur botërisht Feirdusi, një nga poetët më të shquar të gjuhës perse.

Dita është quajtur Dita e Ferdusit dhe gjuha perse në kalendarin iranian.

Letërsia, veçanërisht poezia, është pjesë e kulturës iraniane mijëvjeçare dhe gëzon një vend të lartë midis iranianëve. Firdusi ka dalë nga kjo tokë dhe i janë bërë nderimet e vendit. Disa e quajnë Firdusin "Homeri Persian".

Duke  shkruar kryeveprën e tij, Shahnameh (Libri i Mbretit), për 30 vjet, ai bëri një hap të rëndësishëm për të mbrojtur kulturën dhe gjuhën Persiane.

Firduasi u përpoq më së miri për të përjetësuar kulturën, historinë dhe gjuhën persiane dhe na ka lënë një vepër të përjetshme të letërsisë.

Duke pasur më shumë se 60.000 vargje, Shahnameja është ndër librat më të rëndësishëm epik në botë. Ajo përfshin mitet, legjendat dhe historinë e dinastive Sihaniane, Pishdadian, Kayanian, Parthian dhe Sasanian.

Abulkasim Firdusi Tusi, ose Firduasi u lind në fshatin Paj në Iranin veriperëndimor, i cili ndodhet në provincën e Horasanit të veriut të Iranit të sotëm në rreth  viti 940  dhe vdiq nëvitin  1020.

Varri i tij në Tus është regjistruar si një trashëgimi kombëtare iraniane më 1 prill 1963. Ndërtesa është shkatërruar vazhdimisht nga ngjarjet historike dhe natyrore dhe është rindërtuar përsëri. Ndërtesa e tanishme është bërë në fillim të viteve 1930. Ekziston edhe një Muze dhe Biblioteka ngjitur me ndërtesën.

Burimi: IRNA