Ministri i Inteligjencës: Fuqia e Iranit po rritet dita ditës
Ministri iranian i inteligjencës, Mahmoud Alevi bëri një fjalim me rastin e " 1 Prillit, Ditës së Republikës Islamike të Iranit".
Ministri iranian i inteligjencës, Mahmoud Alevi bëri një fjalim me rastin e " 1 Prillit, Ditës së Republikës Islamike të Iranit".
Duke folur në një ceremoni të mbajtur në Teheran, Ministri Alevi tha se Imam Khomeini (r.a) krijoi një sistem të bazuar në popull dhe i cili ka veçori islame, si dhe u shpreh se: “Tani po bëhen 40 vjet që nga fitorja e Revolucionit Islamik. Falënderimi i qoftë Allahut se revolucioni ynë po forcohet dita ditës nëpërmjet Islamit dhe udhëheqësit Revolucionar, Ayatollah Sayyid Ali Hamaneit.”
Mahmoud Alevi, i cili deklaroi se pas vdekjes së Imam Khomeinit (r.a), udhëheqësi i Revolucionit shtoi fuqinë e rendit islamik, u shpreh se: “Kur disa individë me ideale liberale dhe laike donin të dëmtonin Republikën Islamike të Iranit, Udhëheqësi Revolucionar gjithmonë i kundërshtoi ata dhe e mbrojti rendin islamik.”
Burimi: Mehr News Agency