Festohet ditëlindja e Imam Aliut (a.s.) në Universitetin Aligarh, Indi
Universiteti Musliman Aligarh në Aligarh, Indi, organizoi një ceremoni për të festuar përvjetorin e ditëlindjes të Imam Aliut (a.s.).
Ceremonia filloi me leximin e ajeteve nga Kur'anit, pasuan fjalimet mbi virtytet dhe karakterin e Imam Aliut (a.s.).
Zëvendësrektori i universitetit Tarik Mansour, në fjalën e tij theksoi statusin shkencor të Imamit, duke thënë se mendimtarët dhe studiuesit e mëdhenj si Avicena, Omar Khajjam, Xhabir ibn Hayxhan dhe të tjerët përdorën mësimet e Imam Aliut në thellimet e tyre shkencore.
Një tjetër folës, dijetari Mahrokh Mirza, tha se Imam Aliu (a.s.) është një karakter i madh që kushdo që me të vërtetë do ta njohë madhështinë e tij do të ndjekë mësimet e tij.
Ceremonia gjithashtu përfshinte një artikull për konkurs dhe recitim të poezive rreth virtyteve të Imamit.
Burimi: IQNA