Irani, Gjermania mbajnë dialog ndërfetar
Dialogu i parë ndërfetar ndërmjet Iranit dhe Gjermanisë u mbajt në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, të martën dhe të mërkurën.
Filloi në Organizatën Islamike të Kulturës dhe Marrëdhënieve në Teheran të martën dhe vazhdoi në Institutin e Shkencës dhe Trashëgimisë, gjithashtu në Teheran dhe Universitetin e Feve dhe Sekteve në Kum.
Duke folur në ceremoninë e hapjes të martën, Huxha ul Islam Mehdi Taskhiri, kreu i Qendrës së ICRO-së për Dialogun midis Besimeve dhe Kulturave, tha se takimet e tilla synojnë të diskutojnë çështjet etike dhe shpirtërore si dhe tema rreth shoqërisë, përfshirë rolin e fesë dhe udhëheqësit fetarë në mbrojtjen e mjedisit dhe kundërvënien e ekstremizmit dhe dhunës në emër të fesë.
Ghulam Reza Zakyani, një tjetër folës elaboroi pikëpamjen e Kur’anit për dialogun.
Ai tha se Ku’rani, në ajetin 24 të Sures Saba, mëson njerëzimin për dialogun midis njerëzve, midis feve dhe ndërmjet vlerave.
Duke folur gjithashtu në këtë ngjarje, Christian Struble, anëtar i Bordit të Dialogut Kristian-Musliman të Këshillit Qendror të Katolikëve të Gjermanisë, tha pa marrëdhënie paqësore midis feve, nuk do të ketë paqe në botë.
Ai shtoi se qëllimi i dialogjeve ndërfetare nuk është vetëm kapërcimi i boshllëqeve midis feve, por edhe tërheqja e vëmendjes ndaj nevojës për promovimin e paqes në botë.
Burimi: IQNA