Përkrahësit e Ehli Bejtit përkujtojnë Hz. Fatimen në Evropë
Me rastin e përvjetorit të lidhjes së Hz. Fatimes dhe ditës së grave muslimane, ditën e diel me 3 mars 2019, përkrahësit e Ehli Bejtit kanë treguar një interesim të madh në konferencën e organizuar nga Qendra Islame Hz. Fatima Zehra, në qytetin Frankfurt të Gjermanisë.
Konferenca filloi me recitimin e Kur’anit nga Muammer Axhar. Pas recitimit të Kur’anit, Imami i Qendrës Islame Hz. Fatima Zehra, Huxhet-ul Islam Mustafa Sarihan e mbajti fjalimin hyrës.
Pas fjalimit hyrës, fjalën e mori Huxhet-ul Islam Xhafer Bayar, në emër të Shoqatës Europiane të Dijetarëve Turq të Ehlibejtit.
Pastaj, një anëtar i bordit të drejtorëve të Rinisë Evropiane të Ehlibejtit, Xhafer Turkyilmaz foli para shikuesve për epokën e re të Rinisë Evropiane të Ehlibejtit.
Më pas, konferenca vazhdoi me fjalimin e Bilal Kaxhmaz, kreu iIGMG për rajonin e Hessenit.
Huxhet-ul Islam Mahmut Halilzadeh nga Xhamia e Imam Aliut, doli në foltore dhe e mbajti fjalimin e tij.
Pastaj, kryetari i përgjithshëm i Ehlader, hulumtuesi dhe shkrimtari Huxhet-ul Islam Kadir Akaras mbajti fjalimin e tij të vlefshëm
Fjalimi përmbyllës dhe lutjet u mbajtën nga Huxhet-ul Islam Ekrem Turkeli nga Berlini, ndërsa ky program i vlefshëm përfundoi me prerjen e tortës nga Huxhet-ul Islam Huseyin Akay.
Ambienti u zbukurua me grupin e vogël të ilahive të xhamisë së Hz. Fatima Zehra dhe me zërin e bukur të Irfan Çiftçi dhe të Abdul-Aziz Çetinkaya.
Burimi: Rast Haber