Hytbja, Predikimi i Xhumasë në Egjipt do të përkthyehet në 17 gjuhë
Ministri i Egjiptit i Vakfit tha se Hytbet e namazit të së Xhumasë në qytete të ndryshme në të gjithë vendet do të përkthehen në 17 gjuhë çdo javë.
Predikimet aktualisht janë përkthyer në tetë gjuhë.
Muhamed Mukhtar Guma tha se përkthimi i predikimeve është bërë me qëllim të promovimit të vlerave njerëzore dhe morale të Islamit mes muslimanëve dhe jo-muslimanëve.
Gjithashtu synon të përhapë Islamin e moderuar në të gjithë botën, shtoi ai.
Ai i bëri komentet të shtunën në një takim me studentët e një akademie ndërkombëtare për trajnimin e predikuesve dhe udhëheqësve të namazit.
Muhamed Mukhtar Guma vazhdoi duke thënë se ministria i kushton vëmendje të veçantë përkthimit të predikimeve çdo javë.
Vendimi vjen pas suksesit të transmetimit të predikimeve në gjuhë të huaja.
Burimi: IQNA