Kulturë - Art - Fe

Festivali i muzikës "Nga Klasikja tek Bashkëkohorja" në Teheran

Grupi i Muzikës së Teheranit do të organizojë një festival në sallën Rouda të kryeqytetit në mes të 3-7 marsit, duke u takuar kështu me simpatizantët e muzikës.

Festivali i 8-të i Muzikës “Nga Klasikja tek Bashkëkohorja”, i organizuar nga Grupi i Muzikës së Teheranit, do të mbajë disa koncerte me simpatizuesit e muzikës nga 3 deri më 7 mars.

Grupi i Muzikës së Teheranit përpiqet të krijojë një lidhje midis periudhave të ndryshme duke lënë mënjanë procesin rutinë të historisë së muzikës me një kuptim të veçantë që përfshin konceptin e festivalit.

I themeluar në vitin 1993 nga Ferimah Kavam Sadri dhe Aliriza Mashayehi, grupi ka sjellë më shumë se 40 kompozitorë në komunitetin e muzikës iraniane me festivalet që ka organizuar deri tani.

Burimi: Mehr News Agency