Kulturë - Art - Fe

Konferenca e Gazës diskuton mrekullitë shkencore të Kur'anit

Konferenca e tretë mbi mrekullitë e Kur'anit u mbajt në Rripin e Gazës të dielën.

Dijetarët dhe mendimtarët pjesëmarrës në konferencë diskutuan aspektet e ndryshme të mrekullive të Librit të Shenjtë, Kur’anit, dhe lidhjen e tij me shkencat kur’anore.

Kur'ani dhe Qendra e Propagandimit Islam në Universitetin Islamik të Gazës organizuan ngjarjen shkencore.

Ajo u mbajt në tri sesione dhe temat e diskutimit përfshinë rolin e mrekullive  në besim, mrekullitë në parimet e këndimit të Kur'anit dhe Texhvidi  dhe mrekullitë në ngjarjen e Hz. Merjemes (a.s.).

Burimi: IQNA