Radari i ri pasiv i Iranit
Irani ka ekspozuar një sistem të ri 'radar pasiv' të aftë për zbulimin e mjeteeve ajrore mikro dhe raketave të lundrimit në pika të vendbanimeve.
Sipas televizionit shtetëror iranian, sistemi radar i quajtur 'Muin 40' u prezantua në kryeqytetin e Teheranit, në një ceremoni ku mori pjesë komandanti i Forcave Ajrore të Hatemu'l Enbiya, Ali Riza Sabahi Ferd.
Radari, i cili është zhvilluar bashkërisht nga baza ajrore e Hatemu'l Enbiya dhe Presidenca e Shkencës dhe Teknologjisë, ka kapacitetin për të zbuluar mjetet ajrore mikro dhe raketat lundrimit në pikat e vendbanimeve.
Është raportuar se Muin 40 i njohur si ‘radar pasiv’ i cili ka kapacitet për të gjetur vendin e objektivit pa dhënë ndonjë shenjë, ka rreze prej 400 km.
Në ceremoni u ekspozua edhe sistemi i ndihmës i navigacionit prodhim vendor i quajtur ‘Nasir 40’.
Burimi: Sputnik News