260 çifte të reja festojnë fillimin e jetës së bashku në Xhaminë e Imam Rizait
Një grup prej 260 çifteve të reja nga qytetet qendrore iraniane, Isfahan dhe Jazd vizituan Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.) Imami i tetë i myslimanëve shiit, për të festuar fillimin e jetës së bashku.
Çiftet e sapo martuar shkuan në një vizitë në Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait, ku u pritën me një mikpritje të ngrohtë dhe me lule nga shërbëtorët e xhamisë. Më pas ata u drejtuan në vendin kryesor të ceremonisë, në Portikun Keuther.
Duke ju drejtuar çifteve të rinj, Hoy Mushiri, një ekspert fetar, shtjelloi jetesën sipas Kur’anit, duke i këshilluar muslimanët të ndjekin parimet Kur'anore në të gjitha aspektet e jetës, duke përfshirë martesën, ushqimin e fëmijëve, dhe të jetës bashkëshortore.
"Vendosni Ehli Bejtin gjatë jetës suaj si pjesë qendrore e jetës suaj.
Ceremonitë e tilla simbolike të dasmës organizohen nga Astan Kuds Razavi çdo muaj.
Çiftet e huaj mund të organizojmë edhe ceremonitë e tyre të martesës në në Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait duke kontaktuar Zyrën e Çështjeve Vizitorër Jo-Iranian.
Burimi: Astan Quds Razavi