İran

Nëndetësia e bërë nga Irani nis me sukses raketën Cruise

Në kuadër të stërvitjes detare, "Velayet-97", marina e Iranit nis raketën Cruise me nëndetësen Gadir.

Në ditën e tretë të stërvitjes detare "Velayet-97", i cili po vazhdon në jug të vendit, marina e Iranit me sukses nisi raketën Cruse me nëndetësen Gadir.

Sipas informacionit, një raketë u hodh për herë të parë nga thellësitë e detit drejt objektivit. Nëndetësja Gadir mund të sulmoj njësit e armikut pa u kapur në radar.

Irani kishte ulur me ceremoni në det dy nëndetëse të vogla të klasës Gadir, të cilat kishin aftësi për të lëvizur në ujëra të cekët, si Gjiri Persik.

Edhe nëndetëset e Iranit “Fatih” dhe “Tarik” kanë aftësi për të nisur raketën Cruise.

Burimi: Mehr News Agency