İran

ANEA konfirmon për herë të 14-të përkushtimin e Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore

Kazim Garibabadi, përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka konfirmuar për herë të 14-të përkushtimin e Iranit ndaj premtimeve të marrëveshjes bërthamore.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, në një deklaratë të bërë në të njëjtën kohë me raportin e 14-të të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në lidhje me premtimet e marrëveshjes bërthamore të Iranit,  Kazim Garibabadi u shpreh se “ashtu si 13 raportet që kanë vërtetuar se Irani ka mbetur i përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore që nga janari 2016, edhe raporti i 14 ka konfirmuar përkushtimin e plotë të Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore”.

Garibabaldi u shpreh se pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Iranit dhe disa qarqeve keqdashëse, kundër Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe komunitetit ndërkombëtar, bashkëpunimi në mes të Iranit dhe ANEA-së po vazhdon në mënyrë konstruktive.

Në vazhdim të fjalimit të tij, zyrtari iranian vuri në dukje sjelljen e paanshme dhe të përgjegjshme të ANEA-së, si dhe kritikoi disa qarqe për presionet e tyre me qëllime politike ndaj ANEA-së.

 Kazim Garibabadi vuri në dukje se Irani ka një qëndrim të përgjegjshëm ndaj zbatimit të marrëveshjes bërthamore, si dhe shtoi se: “Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore, vendet e mbetura duhet të përmbushin premtimet e tyre në marrëveshje dhe se duhet të sigurojnë dhe garantojnë interesat e Iranit në marrëveshje.”

Burimi: Rast Haber