Irani: Mundësia e operacioneve ushtarake në Idlib
Ministri i Jashtëm iranian Jawad Zarif ka thënë se nuk është përjashtuar mundësia e zgjidhjes ushtarake në Idlib, ku po vazhdojnë aktivitetet e organizatave të paligjshme terroriste.
Duke folur për gazetën zvicerane Basler Zeitung, Zarif ka thënë se nuk është përjashtuar mundësia e zgjidhjes ushtarake në Idlib, ku po vazhdojnë aktivitetet e organizatave të paligjshme terroriste.
Zarif u shpreh se: “Ne po lëvizim në këtë drejtim. Ne kurrë nuk kemi kërkuar operacion ushtarak dhe u përpoqëm të shmangim një gjë të tillë, sepse ne e dimë se të gjitha aktivitetet ushtarake në Idlib do të shndërrohen në një katastrofë. Megjithatë, qasjet e tjera dështuan, ndërsa Nusra kontrollon një zonë më të madhe se më parë.”
Militantët e Al Nusra morën nën kontroll rajonin e Idlibit në Siri në vitin 2015. Sipas kushteve të marrëveshjeve të armëpushimit, militantët anëtarë të grupeve radikale të cilët refuzuan t’i dorëzohen forcave qeveritare të Sirisë në jug të vendit, ku janë bërë operacione të luftës kundër terrorizmit në Aleppo, Homs dhe Guta Lindore e Damaskut, ishin evakuuar në këtë rajon përmes korridoreve njerëzore. Idlib është rajoni i fundit i Sirisë që po vazhdon të mbetet nën kontrollin e terroristëve dhe organizatave të paligjshme të armatosura.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan kishte deklaruar se nuk përjashtohet mundësia për një operacion të përbashkëttë Turqisë, Rusisë dhe Iranit ndaj grupeve radikale në Idlib.
Burimi: Sputnik News