Kurset Kur'anore po zhvillohen në Hagë
Një numër kursesh edukimi për memorizimin dhe interpretimin e sureve Kur'anore janë mbajtur për fëmijët dhe të rinjtë në Holandë duke filluar nga 1 shkurti.
Sipas faqes së internetit alcauther.com, Qendra Dar-ul-Kur'an e Institutit Kulturor Al-Kawthar në Hagë ka organizuar kurset në arabisht dhe holandisht.
Pjesëmarrësit mësojnë të lexojnë dhe të mësojnë përmendësh Sure Naba, Nazi'at dhe Abas.
Mësimdhënia dhe interpretimi i sures Vaki'ah është tema e kursit për të rinjtë.
Shejh Muhammed Xhevad Turaihi, Ali Turaihi, Haxh Al-Khatib dhe Haxh Xhafar Al-Badri respektivisht japin mësimin, interpretimin e sureve në arabisht, memorizimin dhe principet texhvidit, interpretimin e sureve në holandisht dhe memorizimin e Kur’anit dhe principet texhvidit.
Kurset Kur'anore mbahen çdo të premte në Institutin Al-Kawthar deri më 12 prill 2019
Burimi: IQNA