Lindja e Mesme

Lindja takon Perendimin:Papa Françesku në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dita 1

Ndërsa Papa Françesku fillon ditën e tij të parë të plotë në Emiratet e Bashkuara Arabe, korespondenti ynë në Abu Dhabi hulumton se si Lindja takohet me Perëndimin gjatë Konferencës Globale të Vëllazërisë Njerëzore të së Hënës

Sigurisht që nuk është hera e parë që Papa Françesku angazhohet në një dialog me botën muslimane.

Ai u prit nga mbreti i Jordanit në Amman dhe vizitoi disa nga vendet më të shenjta të Islamit, përfshirë xhaminë Al-Aksa në Tokën e Shenjtë dhe Xhaminë e Kaltër në Turqi. Ai ka udhëtuar si pelegrin i paqes në Shqipëri, Azerbajxhan, Egjipt dhe Republikën e Afrikës Qendrore, ku ka inauguruar Vitin e Mëshirës.

Kur ish Drejtori i Zyres Vatikani Press, Greg Burke, i cili kishte talent për të vënë gjërat në një fjalë, njoftoi vizitën e Papës në Emiratet e Bashkuara Arabe, ai thjesht theksoi rëndësinë themelore që Papa jep të dialogut ndërfetar dhe e përshkroi këtë vizitë si një "Shembull i përsosur i kulturës së takimit".

Këtu, gjithashtu, Papa viziton një xhami të bukur dhe ndan vizionin e tij të paqes dhe vëllazërisë me udhëheqësit fetarë; përsëri ai do të mbajë një fjalim të gjatë dhe të bukur për pjesëmarrësit në një konferencë të nivelit të lartë në Vëllazërisë Njerëzore, dhe ndoshta edhe të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët, e cila pa dyshim do të përmbajë një premtim për të vazhduar për të nxitur dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë mes pasuesve të dy feve.

 

Shtegu Profetik për Paqen

Ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe tregojnë arritjet e saj dhe kremtojnë kulturën e vet të tolerancës, është e qartë për të gjithë që Papa Françesku vazhdon të ecë me rrugën e tij profetike me vendosmëri.

Është rruga e paqes që mund të ndiqet vetëm duke kapërcyer vështirësitë e marrëdhënieve krishterë-muslimane, të cilat mund të krijojnë stuhi besimi dhe paragjykimi. Është rruga për paqen, që është mënyra më efektive e zbutjes - dhe mundësisht të nxjerrjes jashtë - nga ndezjet e fondamentalizmit fetar që ushqejnë me karburant terrorizmin dhe frikën.

Sot kjo rrugë e ka sjellë Papa Françeskun në Abu Dhabi. Ngjarja tjetër nuk është shumë larg: Maroku në mars 2019.

Burimi: Radio Vatikan