Siria

Zyrtari sirian: Imam Humejni Ringjalli Përpjekjen për Kauzën e Palestinës

Një zyrtar i Ministrisë së Çështjeve Fetare të Sirisë tha se përpjekja për të  ringjallur kauzën e Palestinës filloi në sajë të Imam Humeinit (r.a.) dhe të Revolucionit Islamik të Iranit.

Sipas njoftimeve të Agjencisë së Lajmeve IQNA, duke folur në një program të mbajtur në Damask për 40 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik, Nabil Suleiman tha se karakteri i veçantë i Imam Humejnit (r.a.) ka shkaktuar që Umeti Mysliman për të arritur një unitet në lidhje me çështje të tilla si Palestinë.

Gjithashtu, shtoi ai, lëvizja e Imam Humeinit (r.a.) krijoi e para një rezistencë në rajon dhe në botë, arritjet e të cilave mund të shihen sot.

Ai vazhdoi duke thënë se Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah  Sejjid Ali Hamenei ndjek të njëjtën rrugë.

Populli iranian ka rrëzuar regjimin Pahlavi të mbështetur nga SHBA-ja 40 vjet më parë, duke i dhënë fund 2500 vjet të sundimit monarkik në vend.

Revolucioni Islamik, i kryesuar nga Imam Humeini, krijoi një sistem të ri politik të bazuar në vlerat Islame dhe të demokracisë.

Burimi: IQNA