Ajetullah Nuri Hamedani: Paralajmëron për komplotet vehabiste kundër Islamit, Iranit
Juristi kryesor iranian është takuar me përfaqësuesin e Liderit Suprem të Haxhit dhe paralajmëron komplotet vehabiste kundër muslimanëve shia.
Ajetullah Hussein Nuri Hamedani, juristi lartë musliman shia u takua me Huxhxhat-ul-Islam Ali Ghazi Askar, përfaqësues i Liderit Suprem për Haxh paralajmëroi komplote të reja nga vehabistët kundër Islamit dhe Iranit.
Ai iu drejtua zyrtarit të Haxhit mbi kërcënimet gjatë udhëtimit të Haxhit dhe tha: "Ju jeni duke marrë udhën për në vendin i cili është qendër për vehabistët".
Kleriku dënoi vehhabistët për pikëpamjet e tyre anti-shia dhe dënoi udhëheqjen e luftës kundër popullit të Jemenit.
Ajetullah Nuri Hamedani theksoi rëndësinë e vigjilencës kundër armiqve dhe shtoi:
"Ne nuk duhet të lëmë pas dore armiqët pasi që ata janë në përpjekje të vazhdueshme për komplote kundër Islamit dhe Iranit."
Kleriku i lartë iranian bëri thirrje për zgjerimin e mësimeve dhe ceremonive fetare gjatë Haxhit.
Burimi: Taghrib News