Kulturë - Art - Fe

Filluan Garat e Kur’anit për Studentët në Arabinë Saudite

Një Garë e Kur'anit për studentët universitar është duke u zhvilluar në provincën Saudite të Jeddah’s të dielën.

Sipas faqes së internetit spa.gov.sa, në gara marrin pjesë 500 studentë nga 21 universitete shtetërore dhe private të provincës.

Garat zhvillohen në këndimin e Kur’anit të Shejtë përmendësh në të  katër nivele për meshkuj dhe femra.

Salah bin Salim Baothman, kreu i komisionit organizues, tha se garuesit duhet të kenë një aftësi mbi rregullat e Texhvidit, Vakf dhe Ibtida.

Ai shtoi se një panel i përbërë prej ekspertësh në fusha të ndryshme Kur'anore do të vlerëson performancën e garuesve.

Fituesit do të marrin çmime në të holla që arrijnë deri në 500,000 rialë sauditë.  

Burimi: IQNA