Kulturë - Art - Fe

Kur’ani i përkthyer në 16 gjuhë lokale në Indonezi

Ministria e Indonezisë për Çështjeve Fetare ka botuar përkthimet e Kur'anit në 16 gjuhë lokale.

Sipas Qendrës Kulturore të Iranit në Xhakartë, po bëhen edhe përkthime në disa gjuhë të tjera.

Lukman Hakim Saifuddin, Ministri i Çështjeve Fetare, tha se përkthimi asqyrimi i Kur'anit në secilën prej gjuhëve mund të zgjasë rreth dy vjet.

Ai gjithashtu theksoi se përkthimi i Kur'anit nuk mund të jetë kurrë njësoj si arabishtja origjinale.

Islami është feja më e përhapur në Indonezi, me 87.2% të popullsisë indoneziane janë që identifikohen si myslimanë sipas shënimeve të vitit 2010.

Indonezia ka popullsinë më të madhe muslimane në botë, me rreth 225 milionë myslimanë.

Indonezia një shtet i Azisë Juglindore është shtëpia e qindra grupeve etnike që flasin shumë gjuhë të ndryshme.

Burimi: IQNA