Amerike

Emri i boksierit legjendar do të ripërtrihet në Aeroportin Ndërkombëtar në vendlindjen e tij

Emri i boksierit legjendar, Muhamed Ali, do t'i jepet aeroportit në Kentucky.

Emri i boksierit legjendar dhe aktivistit të famshëm mysliman anti-racist Muhamed Ali, i njohur si “më i madhi i të gjitha kohërave”, i cili humbi jetën në vitin 2016, në moshën 74 vjeçare, do t'i jepet aeroportit në Kentucky.

Sipas shtypit amerikan, Bordi Drejtues i Aeroportit Lokal të Louisville, me seli në qytetin e lindjes së Aliut në Kentucky, mori vendim që vendosi ta ndryshoj emrin e objektit në “Aeroporti Ndërkombëtar i Louisville Muhamed Ali”.

Lonnie Ali, gruaja e Muhamed Aliut, tha në një deklaratë, se ishte krenare për ndryshimin e emrit të aeroportit, duke u shprehur se: “Megjithëse Aliu ishte një qytetar i botës, ai kurrë nuk harroi atdheun e tij.”

Bordi i drejtorëve të aeroportit vuri në dukje se ky ndryshim ishte rezultat i punës e cila zgjati më shumë se një vit.

Vendimi në fjalë erdhi një ditë para ditëlindjes së Muhamed Aliut. Nëse boksieri legjendar  do të ishte gjallë, ai sot do të mbushte 77 vjet.

Muhamed Ali , emri i të cilit para se të bëhej musliman ishte Cassius Marcellus Clay Jr., lindi me 17 janar 1942, në Louisville, aty ku racizmi ishte shumë i përhapur.

Në moshën 22 vjeçare, ai mposhti Sonny Liston-in në vitin 1964, duke u bërë kështu Kampioni më i ri i Boksit të Rëndë në Botë, dhe pas fitores, ai zgjodhi fenë islame dhe më pas e ndërroi edhe emrin e tij, duke e bërë Muhamed Ali.

Muhammad Ali, i cili për një kohë të gjatë ishte duke luftuar me sëmundjen e Parkinsonit, vdiq më 3 qershor 2016 në një spital në Phoenix të Arizonës, ku po trajtohej për shkak të shqetësimeve në frymëmarrje.

Burimi: Tasnim News Agency