Amerike

Arrestohen 4 persona në New York për ‘përgatitje të sulmit me bombë’ ndaj muslimanëve

4 persona në mesin e të cilëve edhe një person nën moshët 18 vjeçare, janë arrestuar me dyshimin se kanë planifikuar një sulm me bombë  kundër një komuniteti të vogël mysliman në shtetin amerikan të Nju Jorkut.

Të dyshuarit akuzohen se kanë planifikuar një sulm ndaj qytetit të quajtur Islamberg të themeluar për muslimanët, në vitet 1980, nga kleriku palestinez, Mubarek Ali Gilani dhe pasuesit e tij, si dhe posedim të bombave dhe armëve.

Islamberg ishte bërë kohëve të fundit objekt i teoricienëve të konspiracionit, dhe pretendohej se ajo ishte një qendër e trajnimit terrorist.

Pritet që katër të dyshuarit të cilët u arrestuan pasi një student informoi për ta, të paraqiten para gjykatë ditën e mërkurë (sot).

Të dyshuarit të cilët jetojnë në qytetin Greece  në veriperëndim të Nju Jorkut, akuzohen se kanë prodhuar eksplozivë të punuar me shirit, me kavanoza të mëdha dhe me cilindër të cilët përbajnë gozhda. U raportua se në operacion janë konfiskuar 23 armë.

Shefi i policisë Patrick Phelan tha se hetimi filloi kur studenti 16 vjeçar njoftoi se kishte dëgjuar një student tjetër teksa fliste rreth planit të sulmit.

Në Islamberg ka shumë musliman me rrënjë afrikane të cilët ikin nga turma dhe bandat e krimit të qytetit të Nju Jorkut.

 Islamberg, ku njerëzit e rajonit e shohin si një vend ku ka myslimanë miqësorë dhe paqësorë, nga faqet e teorisë së konspiracionit ekstrem të djathtë siq është Infowars, përshkruhet si 'kamp trajnimi për militantët islamikë'.

Në vitin 2017, ishte dënuar me burg një burrë me emrin Robert Doggard, i cili planifikoi të digte një xhami në Islamberg.

 

Burimi: Sputnik News