Kulturë

Vizitorët kritikojnë Muzeun Memorial për portretizimin e Islamit

Gati dy javë pas hapjes së Muzeut Memorial për 11 Shtatorin, ka  tërhequr reagime të ndryshme nga vizitorët të cilët kritikuan atë për dështimin për dallimin në mes Islamit dhe terrorizmit.


    “Unë mendoj se ata duhet të kishin folur për Islamin më shumë, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se ka një dallim në mes të Islamit dhe njerëzve që bëjnë sulme terroriste,” tha të hënën, më 2 qershor 2014, për gazetën The New York Times, Adrian Cabreros, 22 vjeçar, duke vizituar me nënën e tij nga San Francisko.   

 
      Kundërthëniet përreth  muzeut për 11 Shtatorin janë rritur pas prezantimit të filmit The Rise of Al Qaeda  (Ngritja e Al Kaidës), film i cili i referohet terroristëve si islamik, misioni i tyre, kinse, ishte Xhihadi.

 

    Transmetuar nga NBC News, në drejtimin e Brian Williams, në më pak se shtatë minuta dokumentar tregohen imazhet e kampeve terroriste të trajnimit dhe sulmet e al-Kaidës që përfshijnë dekada.

 

     Së bashku me kritikat, qortimet, nga amerikanët, myslimanët dhe organizatat arabe - amerikane, grupi këshillues ndërfetar bëri thirrje për redaktimin e filmit sepse nxitë ndjenjat anti - muslimane.


     Ne u japim ekstremistëve muslimanë shumë kredi kur ne i quajmë ata islam apo islamike , tha Peter B. Gudaitis , i cili solli grupin ndërfetar së bashku, shef ekzekutiv i Shërbimeve Ndërfetare.
Ata janë çoroditje e besimit, shtoi ai.


     Në këtë dokumentar të njëanshëm, Muzeu Memorial për 11 Shtatorin nuk përfshinë broshurat në gjuhën arabe, ndërsa këto broshura përkujtimore janë ofruar të përkthyera në nëntë gjuhë.
Kjo nuk është e drejtë, përsëritet për disa herë tha Abdel Elgendy - një Egjiptian, punëtor në  Qendrën Botërore të Tregtisë, kur ai u pyet nga një reporter  nga Kansas City, rreth ndjenjave për mungesën apo  përjashtimin e përkthimit në gjuhën arabe.


    Përveç anglishtes, broshurat përkujtimore ishin përkthyer në spanisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rusisht, portugalisht, në gjuhën mandarine dhe japoneze.


     Që nga sulmet e 11 shtatorit, muslimanët amerikanë, vlerësohet se në Amerikë janë në mes 6-8 milion,  vazhdimisht janë ankuar për diskriminim në shoqëri për shkak të besimit tyre Islam apo identitetit.


      Një studim amerikan ka zbuluar se shumica e amerikanëve dinë shumë pak për muslimanët dhe besimin e tyre.


     Një sondazh i Gallupit zbulojë, gjithashtu, se shumica e muslimanëve amerikanë janë patriot dhe besnik ndaj  Amerikës, vendit të tyre, dhe janë optimistë për të ardhmen e tyre.


     Duke përmendur portretizimin negativ të Islamit, avokatët janë duke bërë presion për dorëheqjen e anëtares anti-muslimanes të Këshillit të Muzeut, Debra Burlingame.


     Një peticion në internet, ku kërkohet shkarkimi i saj, ka mbledhur qindra nënshkrime.

 

     Duke kërkuar kundër programe, që paraqesin imazhin pozitiv të Islamit, disa vizitorë kanë sugjeruar se Muzeu duhet të gjejë një imam lokal dhe ai të bëjë një film të shkurtër për Muzeun në lidhje me këtë se kush janë muslimanët e vërtetë .


      Cili është qëllimi i muzeut nëse jo për të mësuar? tha Ron Speedbey, 68 vjeçar, oficer i policisë në pension, nga Queensi i New Yorkut. 

Burimi: On Islam