Kulturë - Art - Fe

Kënduesi i njohur egjiptian i Kur'anit ndrroi jetë

Hafizi i spikatur i Kur’anit të Shenjtë ndrroi jetë të enjten.

Sipas faqes së lajmeve të al-Dastour, Shejh Ibrahim Fatayir vdiq në moshën 81-vjeçare.

Namazi i Xhenazes u mbajt të Xhumanë, në Billa, në krahinën Kafr Elsheikh.

I lindur në vitin 1938 në Billa, Fatayiri u verbua për shkak të një ndërlikimi mjekësor.

Ai arriti të mësonte të gjithë Kur'anin e Shenjtë në moshën 14 vjeçare.

Ai vazhdoi të bëhej një mësues i famshëm i Kur'anit dhe Muezin dhe këndues i Kur’anit.

Hafiz Fatayiri ka trajnuar një numër të madh të hafizësh të Kur'ant dhe këndues të Kur’anit gjatë jetës së tij.

Burimi: IQNA