İran

Udhëheqësi Suprem i Iranit: Terrori tekfiristë në fund të fundit do të dështojë

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei ka përsëritur se krimet e kryera nga grupet tekfiriste në fund të fundit do të dështojnë, sikur edhe sponsorët e tyre rajonal.


     Për fat të keq, disa shtete rajonale nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun që këto grupe tekfiriste do të paraqesin për ta në të ardhmen për ata që vazhdojnë mbështetjen e këtyre grupeve, tha Ajetullah Hamenei në një takim me rastin e vizitës së Emirit të Kuvajtit, në Teheran, të hënën, Emirin  Shejh Sabah Al- Ahmed Al- Xhaber Al Sabah. 


     Disa shtete rajonale janë duke mbështetur krimet dhe masakrat e  kryera nga grupet tekfiriste në Siri dhe vende të tjera, tha Udhëheqësi,  duke shtuar , Në të ardhmen, jo shumë të largët, megjithatë, këto grupe do të kthehen kundër vetë mbështetësve të tyre, të cilët, më në fund, kanë për t’i shkatërruar grupet me një kosto shumë të lartë.


     Ajetullah Hamenei më tej deklaroi se Republika Islamike e Iranit ka kërkuar gjithmonë marrëdhënie të shëndetshme me fqinjët e saj të bregut të Gjirit Persik, duke shtuar, Siguria e këtij rajoni është e  kushtëzuar me ‘lidhje të shëndetshme’ dhe të mira midis të gjitha shteteve të rajonit.


       Udhëheqësi tha,  gjithashtu, se vendi është i përgatitur për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Kuvajtit, duke shtuar , Një kapitull i ri duhet të hapen në lidhjet ekonomike Iran – Kuvajt.


     Emiri i Kuvajtit, Shejh Sabah Al- Ahmed Al- Xhaber Al Sabah,  
  nga ana e tij, tha se vendi i tij është plotësisht i gatshëm për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet e saj ekonomike me Republikën Islamike , duke thënë se Teherani dhe Kuvajti  u pajtuan për të përmirësuar bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik dhe tregtar gjatë udhëtimit të tij në Teheran.

 

     Ai, gjithashtu, shprehu shpresën se konflikti në Siri do të zgjidhet me mjete paqësore dhe të bazuar në vullnetin e popullit të Sirisë.