Dijetarët muslimanë dhe të krishterë në Zimbabve diskutojnë për bashkëjetesën paqësore
Një numër i dijetarëve dhe mendimtarëve muslimanë dhe të krishterë morën pjesë në një forum në Zimbabve për të diskutuar bashkëjetesën paqësore midis pasuesve të besimeve të ndryshme.
Veprimtaria u mbajt në Harare të martën me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit Muhammed (as) dhe Javës së Unitetit Islamik.
Në një fjalim, atasheu kulturor iranian në Zimbabve Reza Askagi theksoi kuptimin e fjalës 'Islam', që është Paqja dhe, duke iu referuar një ajeti nga Kur’ani, tha se Profeti i Islamit erdhi për të nxitur mëshirën dhe miqësinë mes njerëzimit.
Pjesëmarrësit diskutuan pikëpamjet e besimeve të ndryshme, veçanërisht të Islamit dhe Krishtërimit, për çështje si bashkëjetesa paqësore, të drejtat e grave dhe mbrojtja e mjedisit.