Ky është rajoni jonë, SHBA po ndërhyn në punët e brendshme të rajonit
Ministri i Jashtëm iranian, në një deklaratë të bërë në forumin e mbajtur në Doha; iu është përgjigjur pretendimeve të zyrtarëve amerikan se Irani po ndërhyn në çështjet e brendshme të rajonit, duke thënë se në fakt, Amerika është ajo e cila po ndërhyn në çështjet e brendshme.
Në "Forumin Doha 2018", Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif iu është përgjigjur pyetjeve të moderatorit në lidhje me ‘pretendimet se Iranit po ndërhyn në punët e brendshme të rajonit’, duke thënë se në fakt, Amerika është ajo e cila po ndërhyn në çështjet e brendshme.
Kur korrespondenti i New Yorkut dhe moderatori i programit, Robin Wright përmendi pretendimet se ‘Irani po ndërhyn në çështjet e rajonit’, Zarif u shpreh se “Kush po ndërhyn? Në fakt, SHBA po ndërhyn, sepse ne jemi në rajon.”
Deklaratës së Robin Wright ku tha se “Por ju keni ushtarë në rajon jashtë kufirit tuaj”, Zafer iu përgjigj se “Ky është rajoni ynë, kudo që ka ushtarë dhe këshilltarë, shtetet kanë dëshirat e tyre. Pyes veten a mund të bëjnë të njëjtën kërkesë Shtetet e Bashkuara?”
Pytjes se “a ka negociata me SHBA-n”, Zarif u përgjigj sene nuk do të negociojmë me dikë që shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe ka 12 kushte për të biseduar me ne.
Ministri i Jashtëm iranian shtoi se nëse dikush duhet t'i përmbahet kushteve, ajo është SHBA-ja.
Zarif po ashtu u shpreh se për të bërë negociata me SHBA-në, ajo duhet që t’i kthehet marrëveshjes bërthamore.
Zarif u shpreh se ekzistojnë rrethanat për dialog, por se rezultati i dialogut, i cili fillimisht ishte përfunduar, duhet të respektohet.
Pyetjes së Robin Wright i cili tha se “Nëse ekziston mjedisi negociues, për cilat çështje është Irani i prirur që të negociojë?”, Zarif u përgjigj se “Fillimisht SHBA-ja duhet të tregoj se a ia vlen të shpenzosh kohë duke biseduar me ta”.
Burimi: Tasnim News Agency