İran

Irani kundërshton rezulutën e SHBA-së kundër rezistencës palestineze Hamas

Irani ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj rezulutës së SHBA-së e cila dënon lëvizjen e rezistencës palestineze, Hamas, duke thënë se republika islamike do të bëjë maksimumin për të ndalur ratifikimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një bisedë telefonike me kreun e zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyye, ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ripohoi mbështetjen e plotë të Republikës Islamike për të drejtat e popullit palestinez.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka në planm të votoj mbi mocionin që thuhet se do t’a dënoj lëvizjen e rezistencës "për hedhjen e raketave në mënyrë të përsëritur në Izrael dhe për nxitje të dhunës".

“Irani do të bëjë përpjekjet e tij më të mëdha në Asamblenë e Përgjithshme në koordinim me vendet e tjera islame dhe progresive për të parandaluar ratifikimin e rezolutës (e cila është) shkelje e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe kundërshton rezistencën e popullit palestinez” – u shpreh diplomati iranian.

Ai shtoi se politikat e vendeve të caktuara rajonale kanë inkurajuar administratën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump jo vetëm për të zhvendosur ambasadën e tij nga Tel Avivi në Jerusalem në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu për të propozuar një rezolutë kundër rezistencës së popullit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme.

Partia Fatah e presidenit të Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbasit, u zotua të mbështesë rivalin e tij Hamasin në Asamblenë e Përgjithshme kundër rezolutës së hartuar nga SHBA-ja.

"Ne do të qëndrojmë kundër të gjitha përpjekjeve armiqësore për të dënuar Hamasin në Kombet e Bashkuara”, - tha zëdhënësi i Fatahut Osama Qawassmeh.

Haniyeh vuri në dukje rëndësinë e punës ndërkombëtare për të penguar përpjekjet e Uashingtonit për të delegjitimuar rezistencën palestineze.

Letra erdhi disa ditë pasi ambasadori i Izraelit Danny Danon tha se diplomatët e SHBA-së kishin qenë në bisedime me homologët e tyre të BE-së për të fituar mbështetjen e tyre për një projekt-rezolutë kundër Hamasit.

Udhëheqja palestineze është ndarë mes Fatahut dhe Hamasit që nga viti 2006, kur ky i fundit shënoi një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare në Rripin e Gazës.

Që atëherë, Hamasi ka drejtuar enklavën bregdetare, ndërsa Fatah është bazuar në pjesët autonome të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Burimi: Press Tv