Shpërthimi vret 31, plagos 50 në veriperëndim të Pakistanit
Të paktën 31 persona u vranë dhe 50 të plagosur gjatë një shpërthimi në rajonin Orakzai në të Pakistanit të premten.
Shpërthimi, sipas zyrtarëve, ishte shkaktuar nga një mjet shpërthyes i improvizuar, i fshehur në një kuti të perimeve. Ngjarja tragjike u zhvillua pranë Imambargah dhe Pazarit Kalaya.
Kryeministri Imran Khan gjithashtu ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Orakzai si më të rëndin në Provincën Khyber Pakhtunkhwa.
Kryeministri e cilësoi sulmin si "një fushatë të planifikuar për të krijuar trazira në vend nga ata që nuk duan që Pakistani të përparojë".
Të plagosurit u transferuan në spital për trajtim, thanë autoritetet lokale. Zona është mbyllur plotësisht dhe hetimi i incidentit është në proces.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Shpërthimi në Orakzai është aktiviteti i dytë terrorist sot në Pakistan.
Sot në mëngjes, një sulm terrorist që synonte Konsullatën Kineze në zonën Clifton të Karaçit u mposhtë nga forcat e sigurisë.
Burimi: IRNA