İran

Irani nuk do t’i dorëzohet presionit ekonomik dhe psikologjik

Presidenti iranian Hassan Rouhani thotë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të mendojnë se mund ta nënshtrojnë Iranin me tendosje ekonomike dhe psikologjike, si dhe theksoi se Irani nuk do t'i nënshtrohet një presioni të tillë.

Sipas faqes zyrtare të Presidencës iraniane, në një fjalim të mbajtur në një tubim të madh qytetarësh në qytetin e Khoy, në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor, të hënën, Presidenti Rouhani tha se SHBA gabon në qoftë se mendon se Irani do t’i dorëzohej një presioni të tillë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kishin pësuar "humbje të njëpasnjëshme" në rajon dhe tani po përpiqen të hakmerren për ato dështime ndaj kombit iranian.

Presidenti tha se dështimet e Amerikës ishin rezultat i rezistencës nga të gjitha kombet rajonale dhe shtoi se Irani kishte penguar SHBA-në që ti mundësoj grupit terrorist ISIS të vendos sundimin mbi rajon.

 "Ne e dimë se jeni të zemëruar! [Por] korrigjoni gabimet tuaja! Ju nuk mund të ndalni eksportet e naftës së Iranit”, - tha presidenti.

Shtetet e Bashkuara janë tërhequr në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje bërthamore shumëpalëshe me Iranin, duke imponuar sanksione në vend, duke përfshirë shitjet e saj të naftës dhe duke deklaruar se do të sillte eksportet e papërpunuara të vendit në "zero".

Por sipas Brian Hook, i ashtuquajturi përfaqësues i posaçëm i SHBA-së për Iranin, SHBA është detyruar të bëjë lëshime për klientët kryesorë të naftës të Iranit për të parandaluar një rritje të madhe të çmimeve të naftës.

"Ne u detyruam të bëjmë lëshime në rreth tetë vende, sepse nuk duam që nafta të shkojë në 90-100 dollarë për fuçi" - tha Hook në një intervistë me i24news izraelite.

Tërheqja e SHBA-së dhe sanksionet kanë shkaktuar disa vështirësi për Iranin dhe partnerët e tjerë në marrëveshjen bërthamore - domethënë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Rusinë, Kinën, Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian (BE) - por ata po punojnë për të mbrojtur tregtinë e tyre marrëdhëniet dhe marrëveshja nga sabotimi amerikan.

Presidenti Rouhani tha se ishte hera e parë që Amerika po merrte një vendim për të vepruar kundër një kombi të caktuar dhe e gjithë bota po e kundërshtonte atë vendim.

Në rivendosjen e sanksioneve primare kundër Iranit dhe "sanksioneve sekondare" kundër partnerëve të Iranit, administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ka shpresuar që t'i marrë palët e tjera në marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hequr gjithashtu marrëveshjen, vetëm për të parë ata të ngushtojnë radhët në mbrojtjen e marrëveshjes dhe të punojnë më shumë për ta mbështetur atë.

Presidenti Rouhani po ashtu tha se Irani do të zgjerojë edhe më tej marrëdhëniet e tij me fqinjët e tij dhe se përpjekjet për të mënjanuar këto marrëdhënie do të dështonin.

Në Azerbajxhanin Perëndimorë  presidenti iranian ka për qëllim të inaugurojë disa projekte të zhvillimit civil, duke përfshirë një hekurudhë të madhe dhe programe mjekësore.

Burimi: Press Tv