Seyyid Nasrallah paralajmëron më ashpër se kurr

nga Dr. Hakem Emhez | Publikuar në Nën. 19, 2018, 8:43 p.m.

Nasrallah e frikësoi armikun duke përsëritur tri herë se ndaj sulmit kundër Libanit do të reagohet në mënyrë të pashmangshme. Fjalimi i përsëritur Seyyid Hasan Nasrallah është ndryshe nga fjalimet që ai ka bërë deri më tani, duke qenë më i ashpër se kurrë.

Ata që ndoqën fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Seyyid Hasan Nasrallah, ranë dakord qartë se fjalimi që ai bëri në ditën e dëshmorëve formoi një themel për vendosmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen. Ka përfunduar koha e dhënies pas politikanëve në Liban. Për shkak se këto metoda nuk përfitojnë për njerëzit që kanë miratuar parimin e njerëzimit.

Pozita e Seyyid Nasrallah nuk është e lidhur me formimin e qeverisë. Ky fjalim i udhëheqësit të Hezbollahut buron nga pritja dhe planifikimi i tij  për fazën e ardhshme të rajonit. Në hijen e sulmeve të Izraelit, SHBA-së dhe Arabisë Saudite  nuk është e mundur të heqësh lirshëm problemet e brendshme në Liban, së bashku me një numër të politikanëve që janë joshur nga pozicionet dhe udhëheqja e tyre dhe kontrollohen nga kontrollet e largëta. Projekti i “normalizimit” i kryer kundër çështjes palestineze, Libanit, Boshtit të Rezistencës, Jemenit, Republikës Islamike të Iranit dhe të tjerëve, ka çuar në probleme në rajon.

Faza e re, e cila është shumë e ndjeshme dhe e detajuar për Hezbollahun, kërkon stabilitet në nivelet e brendshme dhe të jashtme. Pas deklaratave të caktuara të disa prej udhëheqësve të njohur për besnikërin e tyre ndaj Arabisë Saudite, ri-infiltrimi i konflikteve sektare nuk duhet të lejohet brenda kufijve të Libanit. Kjo situat është rreziku më i rëndësishëm që i hapi dyert Izraelit, i cili kërcënonte unitetin kombëtar të Libanit dhe mori mundësinë për të sulmuar vendin. Për këtë, Arabia Saudite përdor vetëm një metodë, sepse nuk ka metodë tjetër që ajo di. Kjo është një mënyrë për të provokuar korrupsionin sektar dhe grupet e ndërsjella.

Prandaj në fjalimin e tij të parë, Seyyid Nasrallah i mori në shënjestër drejtpërdrejt emrat si Walid Jumblatt, Forcat Libaneze dhe Saad Haririn (aleat saudit në Liban). Hasan Nasrallah u shpreh se këta emra duhet t'i kushtojnë vëmendje të madhe një realiteti objektiv dhe se duhet të qëndrojnë larg llogarive të gabuara. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se duhet t'i kushtojnë vëmendje interesave të unitetit kombëtar dhe vendit si dhe për të shmangur ndër-frekuencat që nuk i shërbejnë popullit libanez, sepse nuk mendojnë për asgjë tjetër përveç interesave të tyre. Sepse Arabia Saudite nuk mendon për të mirën e askujt tjetër përveç Izraelit dhe Amerikës.

Seyyid Nasrallah, i cili u përqëndrua gjithashtu në një çështje shumë të rëndësishme në nivel rajonal, iu referua hapur fronteve të reja me Izraelin në rajon. Seyyid u shpreh se: “Normalizimi aktual i dha fund hipokrizisë së arabëve dhe maska e hipokritëve dhe të pandershëmve po bie”, si dhe vazhdoi kështu: “Shpallja e normalizimit heq maskat e tyre për të zbuluar fytyrat e tyre të vërteta si dhe identifikon qartë pozicionet e tyre ndërkombëtare dhe kampet ushtarake.” Seyyid Nasrallah, i cili iu referua edhe vendimit të Amerikës për luftën në Jemen, u shpreh se: “Trump donte t'i jepte fund luftës në Jemen brenda një muaji. Por pse jo tani, por një muaj më vonë? Tani jo sepse Trump i ka dhënë forcave të koalicionit Arabi Saudite – Emirate të Bashkuara Arabe kohë për të përshkallëzuar sulmet e tyre ushtarake në bregun perëndimor të Jemenit. Forcat e koalicionit, të cilët po përpiqen të arrijnë sukses ushtarak, në kurriz të popullit të Jemenit, planifikojnë ta përdorin këtë si një kartë të fortë për të ushtruar presion mbi jemenasit në një negocim të mundshëm.

Nasrallahu ka paralajmëruar për faktin që Izraeli ka shfrytëzuar këtë situat për të fshehur masakrat në Jemen dhe vrasjen brutale të gazetarit saudit Jamal Khashoggi nga Arabia Saudite, (krizën e formimit të qeverisë në Liban, mundësinë për embargo ndaj Iranit dhe përshkallëzimin e situatës në Jemen). Nasrallah e frikësoi armikun duke përsëritur tri herë se ndaj sulmit kundër Libanit do të reagohet në mënyrë të pashmangshme.

Fjalimi i përsëritur Seyyid Hasan Nasrallah është ndryshe nga fjalimet që ai ka bërë deri më tani, duke qenë më i ashpër se kurrë. Gjendja në Liban, sidomos ajo e ekonomisë, nuk mund ta largoj një kriz. Kushtet në zonë, të cilat tashmë kanë hypur në një tren me shpejtësi të lartë, duhet të frenohen nga treni përpara se të shkojnë drejt një shkëmbi të panjohur.



Burimi : www.intizar.web.tr