Sistemet S-300 në Siri po prishin planet e SHBA-së

Publikuar në Nën. 11, 2018, 12:11 a.m.

Eksperti rus, Andrey Koshkin i cili vlerësoi deklaratën e dërguarit të posaqëm të SHBA-së në Siri, James Jaffrey, se janë të shqetësuar nga vendosja e sistemeve të mbrojtjes ajrore S - 300 në Siri, u shpreh se sistemet S - 300 kanë prishur planet e SHBA-së.

Në deklaratën e tij për Sputnik, Udhëheqësi i Departamentit të Shkencave Politike dhe Sociologjisë, në Universitetin e Ekonomisë së Rusisë “Plekhanov”, Koshkin në lidhje me këtë çështje u shpreh kështu:

“Është e qartë se qeverisësit dhe politikanët ushtarak të SHBA-së kanë filluar të kuptojnë se sistemet S - 300 do të mbrojnë në mënyrë të sigurtë ushtarët rus në Siri dhe se do të kenë një ndikim serioz në të gjithë konfigurimin e marrëdhënieve ushtarake, politike dhe gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Natyrisht që sistemet S - 300 janë një pengesë serioze për aksionet e ushtarëve izraelit në territorin sirian. Por në thelb, po prishen planet e amerikanëve. Dërgesa e sistemeve S - 300 është shumë e pakëndshme për Izraelin dhe SHBa-në. Në të njejtën kohë, ajo është një ndihmë e madhe për  Damaskun dhe vendet garantuese për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme që do të lejojnë kalimin nga lufta në paqe në Siri.”



Burimi : Sputnik News