Hashdi Shabi: SHBA i raporton ISIS-it në lidhje me vendndodhjen tonë

Publikuar në Nën. 11, 2018, 12:07 a.m.

Në kufirin Irak – Siri po zhvillohen konflikte të ashpëra në mes të Hashdi Shabit dhe ISIS-it. Duke folur për Sputnik, komandanti i Hashdi Shabit, Zeki Muratli u shpreh se SHBA-ja dëshiron ta kthej ISIS-in në Irak, duke shtuar se SHBA-ja i raporton ISIS-it në lidhje me vendndodhjen e Hashdi Shabit dhe se kështu ata ekspozohen ndaj sulmeve të ISIS-it.

Sipas informatave të marra nga burimet e Hashdi Shabit, u mësua se ISIS i cili është i vendosur në kufirin Irak – Siri dhe i cili përparon kundër Forcave Demokratike të Sirisë (DSG), dëshiron të kaloj në Irak, por se ka pësuar humbje të rënda nga Hashdi Shabi  i cili ndërmori masa në kufiri, me 20 mijë milic. Hashdi Shabi, i cili akuzoi SHBA-në se po mbështet ISIS-in, thotë se SHBA-ja i raporton ISIS-it në lidhje me vendndodhjen e tyre.

Duke folur për Sputnik lidhur me këtë çështje, komandanti i Hashdi Shabit, Zeki Muratli u shpreh se: “Që disa ditë, ISIS dëshiron të kaloj në Irak, duke kaluar përmes kufirit Siri - Irak. Por, ne jemi duke marrë masa në kufi me 20 mijë milici për të parandaluar ISIS-in që të kalojnë në Irak. Herë pas here ka konflikte. Ne do të luftojmë deri në fund që të mos lejojmë ISIS-in të kaloj në Irak.”

KA PASUR HUMBJE SI PASOJ E SULMEVE

Muratli u shpreh se SHBA-ja po bënë presion për t’a rivendosur ISIS-in në Irak dhe vuri në dukje se SHBA-ja i raporton ISIS-it në lidhje me vendndodhjen e Hashdi Shabit dhe kështu ata ekspozohen ndaj sulmeve. Muratli vuri në dukje se kanë pësuar shumë humbje si pasojë e sulmeve si dhe akuzoi SHBA-në se po mbështetë ISIS-in.

Muratli reaogi ashpër ndaj SHBA-së, duke thënë se para disa ditëve, SHBA-ja ka goditur me avion depot e municioneve të Hashdi Shabit dhe se ka pasur humbje në këto bombardime.

Hashdi Shabi me 120 mijë milic, i formuar kundër ISIS-it, u sulmua disa herë nga SHBA-ja.



Burimi : Sputnik News