Në Irak gjendën më shumë se 200 varre masive

Publikuar në Nën. 7, 2018, 6:26 p.m.

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se në rajonet  të cilat më parë kanë qenë të kontrolluara nga organizata terroriste ISIS në Irak, janë gjetur më shumë se 200 varre masive, përfshirë mbetjet e mijëra viktimave.

Sipas raportit, janë gjetur më shumë se 200 varre masive në Mosul, Saladin, Anbar dhe në perëndim të vendit.

‘NUMRI I VARREVE MASIVE MUND TË JETË SHUMË MË I LARTË’

Raporti i OKB paralajmëroi se numri i varreve masive, ku u gjetën mbetjet e mijëra viktimave, mund të jetë shumë më e lartë.

Në raport u rikujtua se në mes të viteve 2014 – 2017, ISIS-i ka pushtuar një zonë të gjerë në Irak dhe u vu në dukje se organizata terroriste ka shkelur në mënyrë sistematike të drejtat ndërkombëtare të njeriut, ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, dhe me siguri ka ushtruar edhe gjenocid.

U raportua se në mesin e viktimave, mbetjet e të cilëve janë gjetur në varret masive, ka pasur edhe gra, fëmijë, persona me aftësi të kufizuar si dhe anëtar të forcave të sigurisë së Irakut.



Burimi : Sputnik News