Prokurori saudit bën thirrje për dënim me vdekje për të rinjtë musliman shiitë

Publikuar në Nën. 7, 2018, 6:18 p.m.

Prokurori i Përgjithshëm i Arabisë Saudite kërkoi dënimin me vdekje për dy të rinj myslimanë shia të Bahrejnit.

Sipas faqes së internetit të Bahrain al-Yawm, Xhafer Muhammed dhe Sadik Maxhud janë duke u gjykuar në Arabinë Saudite me akuza për kontrabandë të eksplozivëve në Arabinë Saudite.

Ata morën pjesë në seancën e parë në gjykatë  në fillim të javës.

Sipas avokatit të tyre, Sadik  Xhubran, seanca e dytë është paraparë për 9 nëntor, 2018.

Të dytë mohojnë akuzat.

Gjatë viteve të fundit, Rijad ka ripërcaktuar ligjet e tij "anti-terrorizëm" për të synuar aktivizmin.

Në janar 2016, autoritetet saudite ekzekutuan hoxhën  Shia, Shejh  Nimr Baqir al-Nimr, i cili ishte një kritik i hapur i politikave të regjimit të Riadit.      Shejh Nimr ishte arrestuar në Katif në vitin 2012.



Burimi : IQNA