UNICEF: Në Jemen çdo 10 minuta vdes një fëmijë

Publikuar në Nën. 6, 2018, 1:48 a.m.

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet (UNICEF) ka raportuar se për shkak të sëmundjeve nga të cilat ata mund të mbrohen, çdo 10 minuta në Jemen vdes një fëmijë.

Në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, Drejtori i UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Hayrat Kalabari ka bërë disa deklarata në lidhje me dramën humanitare në Jemen.

Kalabari vuri në dukje kushtet e këqija shëndetësore në vend, duke u shprehur se: “Për shkak të sëmundjeve nga të cilat ata mund të mbrohen, çdo 10 minuta në Jemen vdes një fëmijë.”

‘JEMENI SOT ËSHTË FERRI I FËMIJËVE’

Kalabari u shpreh se: “Jemeni sot është ferri i fëmijëve”, duke vënë në dukje se kjo situatë nuk përshinë vetëm një pjesë të caktuar, po të gjithë fëmijët jemenas.

‘ÇDO VIT VDESIN 30 MIJË FËMIJË NËN MOSHËN 5 VJEÇARE’

Duke vënë në dukje kequshqyerjen në vend, Kalabari u shpreh se: “Çdo vit vdesin 30 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeç. Këto vdekje mund të parandalohen nëse ndalohet kequshqyerja.” Kalabari u shpreh se 1.8 milion fëmijë janë të ekspozuar ndaj kequshqyerjes në vend, duke shtuar se 400 mijë prej këtyre fëmijëve janë në rrezik për jetë.

Kalabari u shpreh se 40 për qind e fëmijëve të cilët ndodhen në rrezik për jetë për shkak të kequshqyerjes, ndodhen në qytetin Hudaydah.

‘DUHET TË KETË NDIHMË HUMANITARE TË PAKUSHTËZUAR’

Kalabari gjithashtu bëri thirrje për ofrimin e pakushtëzuar të ndihmës humanitare dhe mbrojtjen e popullit në Jemen.

Që nga shtatori i vitit 2014, shumë qytete në vend kanë qenë skenë e konflikteve në mes të ushtrisë dhe lëvizjes Houthi. Që nga marsi i vitit 2015, forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë kryer bombardime në mbështetje të qeverisë së Jemenit. Ndërsa konflikti midis partive në Jemen vazhdon, situata humanitare në vend u përkeqësua edhe më shumë me ndërhyrjen e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Në shumë vende ku përjetohen kriza humanitare në shumë fusha, e sidomos në shëndetësi, për shkak të mungesës së ujit të pastër, ushqimit dhe ilaçeve, dita ditës po rriten sëmundjet epidemike, siq është kolera.

Sipas raporteve të OKB-së, për shkak të rrënimit të shërbimeve shëndetësore dhe ushqimore, për shkak të sëmundjeve epidemike, populli, veçanërisht fëmijët, jetojnë një dramë të madhe njerëzore.



Burimi : Sputnik News