Mbi 1300 refugjatë sirianë kthehen në Siri nga Libani

Publikuar në Nën. 6, 2018, 1:45 a.m.

Më shumë se 1300 refugjatë sirianë u kthyen në Siri nga Libani gjatë javës së kaluar.

Rreth 545 refugjatë sirianë u kthyen në Siri përmes tri vendkalimeve kufitare të enjten.

Riatdhesimi i refugjatëve bëhet vullnetarisht dhe me një veprim të koordinuar midis instituteve të sigurisë libaneze dhe Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët.

Rreth 829 refugjatë sirianë u kthyen në Siri të enjten e kaluar nga Libani, i cili aktualisht po strehon rreth 1.5 milionë refugjatë sirianë.

Qindra refugjatë sirianë kaluan kufirin nga Libani gjatë muajve të fundit, si pjesë e një plani rus të ndërmjetësuar për të riatdhesuar gati një milion refugjatë sirianë që aktualisht banojnë në Liban.



Burimi : IRNA