Ajetollah Khamanei: SHBA-ja gjithmonë është mposhtur në përballje me Iranin

Publikuar në Nën. 4, 2018, 11:50 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ayetollah Seyyed Ali Khamenei ka thënë se gjatë 40 viteve të fundit ka pasur një përballje në mes të SHBA-së dhe Iranit, në të cilën SHBA-ja gjithmonë është mposhtur.

Vërejtjet e tij në Teheran të shtunën erdhën një ditë pasi administrata e Trumpit vendosi të rivendosë të gjitha sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit të hequra nën marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik u shpreh kështu: “Për 40 vjet, ka vazhduar sfida ndërmjet Amerikës dhe Iranit dhe nga ana e armikut janë ndërmarrë një larmi lëvizjesh - nga lufta ushtarake dhe ajo ekonomike deri në luftën e mediave të nisur nga Amerika.

Qëllimi i SHBA-së në të gjithë këtë ishte rivendosja e dominimit qëe  kishte në epokën e tiranisë, por ajo nuk mundi ta arrijë këtë”, duke  iu referuar periudhës para Revolucionit Islamik, kur Shahu i Iranit ishte një aleat i ngushtë i SHBA-së.

Ajetollah Khamenei iu drejtua mijëra studentëve në prag të marrjes së ambasadës së SHBA-së në Teheran në vitin 1979, datë kjo e cila shënohet çdo vit me tubime në mbarë vendin.

Ai u shpreh se: “Ka një fakt të rëndësishëm këtu, se në këtë sfidë 40 vjeçare, pala amerikane është mposhtur dhe pala e Republikës Islamike ka qenë fitimtare.

Ai gjithashtu shtoi se: “Arsyeja për humbjen e Amerikës është se ajo ka filluar sulmin por nuk ka arritur qëllimet e saj.”

Sanksionet e SHBA-së hyjnë në fuqi të hënën dhe mbulojnë sektorët e transportit, atë financiar dhe të energjisë në Iran. Këto janë grumbullimi i dytë që administrata e Trumpit ka imponuar që kur u tërhoq nga marrëveshja historike në maj.

Ajetollah Khamenei u shpreh se: “Qëllimi i Amerikës me sanksione është të dëmtojë dhe të mbajë peng ekonominë e Iranit, por rezultati është se shtytja drejt vetëjaftueshmërisë është zgjeruar në vend.”

Ai shtoi se: “Gjatë viteve, kombi iranian ishte mësuar të importojë gjithçka, por tani është mësuar të kërkojë të prodhojë gjithçka.”

Presidenti Donald Trump, i cili në mënyrë të njëanshme u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore në maj, postoi në twitter pas njoftimit të së premtes, duke shkruar se "Sanksionet po vijnë".

Ajetollah Khamenei u shpreh se fuqia dhe besueshmëria e SHBA-së po zhduket shpejt nën presidentin Trump “çdo vendim i të cilit është përballur me opozitën jo vetëm nga njerëzit, por edhe nga qeveritë anembanë botës”.

“Presidenti i ri i Amerikës ka vënë gjithçka për ankand dhe ka harxhuar besueshmërinë e mbetur që Amerika dhe demokracia liberale kishin.”

Ndërsa administrata e Trumpit rivendosi sanksionet ndaj Iranit të premten, ajo duhej të kthehej pas tek premtimi i saj për të sjellë eksportet e naftës Iranit poshtë në zero dhe të japin dokumentet për dorëheqje për pothuajse të gjithë klientët kryesore të vendit.

Zyrtarët thanë gjithashtu se Teherani nuk u shqetësua për rivendosjen e sanksioneve të SHBA-së, ndërsa BE, Rusia, Kina dhe vendet e tjera u rreshtuan për të mbështetur Republikën Islamike dhe për të denoncuar sanksionet.

Ajetollah Khamenei tha të shtunën se fuqia e Amerikës është në rënie dhe se vendi është shumë më i dobët se sa 40 vjet më parë.

“Shumë politikanë të mirënjohur amerikan besojnë se lufta e butë e Amerikës është zhdukur”, tha ai duke shtuar se “fuqia e saj e vështirë, domethënë fuqia ekonomike dhe ushtarake e Amerikës është gjithashtu në rënie”.

“Ushtria amerikane është jashtëzakonisht e hutuar dhe, për rrjedhojë, përdor organizata të tilla si Blackwater për të avancuar objektivat e saj ushtarake”, tha ai duke iu referuar një kontraktori ushtarak privat që fitoi famë për vrasjen me gjakftohtësi të civilëve në Irak dhe Afganistan.

Ekonomia amerikane “është e njëjtë, me 15 trilionë dollar borxhi dhe 800 miliard dollar deficit buxhetor”, shtoi Ayetollah Khamenei.

Udhëheqësi u shpreh se një nga manifestimet e humbjes së Amerikës është se ajo nuk ka qenë në gjendje të ndikojë në frymën e pavarësisë midis të rinjve iranian.

“Të rinjtë tanë në të gjithë vendin kanë ndjenja pro pavarësisë; disa prej tyre nuk kanë as angazhim shumë fetar, por janë të ndjeshëm ndaj dominimit të huaj”, tha ai.

Këto ndjenja, tha udhëheqësi, u përhapën gradualisht në vende të tjera, veçanërisht tek fqinjët e Iranit.

“Natyrisht, Shtetet e Bashkuara na shohin disa nga këto gjëra dhe na kërcënojnë, duke thënë se ‘Nëse të rinjtë e një vendi të tillë fqinj sulmojnë forcat tona, ne do t'ju mbajmë fajtorë’.

Ju jeni plotësisht gabim për të na fajësuar neve! Njerëzit në Irak, Siri, Liban, Afganistan dhe Pakistan ju urrejnë juve. Ç'ka ka të bëjë kjo me ne?”, tha Ajetollah Khamenei.



Burimi : Press Tv