Medina organizon Konferencën e Jurisprudencës Islamike

Publikuar në Nën. 4, 2018, 11:46 a.m.

Konferenca e 23-të Ndërkombëtare e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam (Jurisprudenca), filloi të dielën në qytetin e shenjtë të Medinës, në Arabinë Saudite.

Dijetarët, mendimtarët dhe juristët islamikë nga 46 shtete do të marrin pjesë në konferencë, organizuar në bashkëpunim me Universitetin Islamik të Medinës.

Hatam bin Hassan Marzouki, rektor i universitetit, tha se një numër çështjesh lidhur me martesën, agjërimin, bankat dhe masat praktike dhe teorike si të përballemi me ekstremizmin do të diskutohen në forumin pesë-ditor.

Ai shtoi se më shumë se 50 kumtesa  do të paraqiten në ngjarjen shkencore.



Burimi : IQNA