Xhamia në Baku u rihap pas restaurimit

Publikuar në Nën. 3, 2018, 2:35 a.m.

Një xhami e muslimanëve shiitë në Baku, kryeqyteti i Republikës së Azerbajxhanit, u rihap në një ceremoni të përcjellur nga Nënkryetari i shtetit,  Mehriban Aliyeva.

Sipas faqes të internetit Azertaj, ceremonia rihapjes së Xhamisë të Imam Husejnit (a.s.) u zhvillua të martën.

Haxhi Abdul, Imami i Xhamisë, foli për historinë e xhamisë, si vend adhurimi, duke thënë se ajo u ndërtua në vitin 1890 nga një person dashamirës me emrin Haxhi Baalaa.

Pasi komunistët erdhën në pushtet dhe krijuan BRSS, xhamia u shkatërrua, tha ai, duke shtuar se pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe pavarësinë  të Azerbajxhanit, rindërtimi i Xhamisë së Vjetër është vënë në rendin e ditës dhe filloi me zell në 2017.

Xhamia ka një sipërfaqe orej 300 metra katrorë  dhe aty mund të falen  400 namazli.  

Republika e Azerbajxhanit është një vend në rajonin e Jugut të Kaukazit të Euroazisë në udhëkryq të Evropës Lindore dhe Azisë Perëndimore.

Më shumë se 95 për qind e popullsisë së vendit është muslimane, shumica prej tyre janë  muslimanë shia.



Burimi : IQNA