Veçoria E Përzgjedhur E Erbainit Në Vazhdimin E Lëvizjes Husejnite

Publikuar në Nën. 2, 2018, 1:04 a.m.

“Pra në Erbain ka dhe të zbuluar, ka dhe vepër dhe në Erbain ka dhe vënien në jetë të qëllimeve të zbuluara”.

Rëndësia Dhe Roli i Përpjekjes Së Të Nderuarës Zejnebe (p.m.t.) Dhe Imam Sexhxhadit (p.m.t.) Në Vazhdimin e Sqarimit Të Filozofisë Ashurasë

Për hir të vërtetës rëndësia e Erbainit, buron nga dukuria se në këtë ditë dinastia e të dërguarit me masën parandaluese hyjnore, është bërë vazhdimisht e pavdekshme dhe nga hedhja e themelit të pavdekshmërisë. Njerëzit të cilët dëshmorët lanë pas në ngjarje të ndryshme -ashtu siç ka ndodhur në shembullin e rënies dëshmor të Husejn Ibn Aliut (p.m.t.) në Ashura-, nëse nuk do të ishin përpjekur për të mbrojtur kujtimin e rënies dëshmor të tij dhe të veprave të tij, brezat e mëvonshëm nuk do të mund të përfitonin shumë nga fitimet e rënies dëshmor.

Pra është e vërtetë se Allahu i Madhëruar do ta mbajë gjallë dëshmorin e Tij në këtë botë dhe se dëshmori i Tij do të qëndrojë në mënyrë të detyrueshme i gjallë në kujtesën e popullit, megjithatë Allahu i Madhëruar -njëlloj si në punët e tjera- ka vendosur ndërmjetësime të natyrshme brenda zgjedhjes dhe vullnetit tonë. Ne jemi ata të cilët do të ringjallim përkujtimin e dëshmorëve dhe filozofinë e rënies dëshmor me një vendim drejtë dhe të duhur.

Nëse në ditët e robërisë së Zejnebe Kurbrasë (p.m.t.) dhe Imam Sexhxhadit (p.m.t.) -qoftë në Kerbela, në kohën e pasdites së Ashurasë, qoftë në ditët e udhëtimit për në Kufe dhe Damask në qytetin e Damaskut; pas vizitës sëKerbelasë në drejtimin e tyre në Medinë dhe më pas gjatë viteve të gjata në të cilat ata qëndruan në jetë- nuk do të ishin përpjekur dhe nuk do të kishin sqaruar ngjarjen, nëse ata dnuk do të kishin bërë të ditur filozofinë e vërtetë të Ashurasë, qëllimin e Husejn Ibn Aliut (p.m.t.) dhe shtypjen e armiqve, atëherë ngjarja e Ashurasë nuk do të mund të kishte ruajtur gjallërinë dhe djegësinë e saj deri në ditët e sotme.

Mësimi i Erbainit, Në Skenën Në Drejtim Të Sqarimit Dhe Kulturës

Erbaini na jep mësimin se ne duhet te mbajmë të gjallë të vërtetën e kujtimit dhe përkujtimit të rënies dëshmor përballë stuhisë së sqarimit të armikut.

Sistemi shtypës jezidit, me sqarimin  tij e kishte dënuar Husejn Ibn Aliun (p.m.t.) dhe e kishte bërë të njohur atë si një njeri i cili kishte ngritur krye për këtë botë botë përballë drejtësisë dhe qeverisë së tij islame!! Disa njerëz e kishin pranuar këtë sqarim të gënjeshtërt. Më tej rënia dëshmor mizorisht e Husejn Ibn Aliut (p.m.t.) në një mënyrë katastrofike ishte shfaqur si një fitore dhe një çlirim! Por ssitemi i drejtë i sqarimit i kishte ndryshuar të tëra këto sprova. Kështu është e Vërteta.

Shpëtimii Popullit i Mbetur Pa KryeNë Lutjen e Imam Husejnit (p.m.t.) Është Shqyrtuar Një Koncept i Lartë

Njëra nga lutjet e vizitës së Imam Husjenit (p.m.t.) e cila lexohet në ditën e dyzetë në Vizitën e Erbainit përmban një fjali me një kuptim të jashtëzakonshëm: “Gjaku i tij u derdh në udhën Tënde për të shpëtuar robërit e Tu nga padituria dhe nga hutimi i shmangies”. Kjo fjali është futur në filozofinë e flijimit të Husejn Ibn Aiut (p.m.t.). Sepse Allahu i Madhëruar shpalos kështu: “Ky robi yt-ky Husejni- flijoi gjakun e tij për të shpëtuar popullin nga padituria dhe e shpëtoi populline mbeturpa krye.(1) Shikoni! Kjo fjali sa kuptim të madhdhe sa koncept të lartë që përmban.

Lufta Kundër Paaftësisë Dhe Paditurisë Së Njeriut, Gjendet Në Mesin e Qëllimeve Të Imam Husejnit (p.m.t.)

Në Vizitën e Erbainit të Imam Husejnit (p.m.t.), njëlloj si në shumicën e fjalive të lutjes së vizitës dhe lutjeve është përmendur një fjali e mbushur me një kuptim të jashtëzakonshëm. Këtë ditë me rastin e Tasuasë, Ashurasë dhe ditës së vajtimit, në hutben e parë unë dua që të flas pakëz mbi këtë fjali -e cila përkujton kryengritjen e Husejnit-. Fjalia në Vizitën e Erbainit është si më poshtë: “Ai e flijoi veten e tij në udhën Tënde”. (2) Kjo është Vizita e Erbainit, por në pjesët e para të kësaj vizite, njeriu i cili i përgjërohet Allahu të Madhëruar me këto fjali kumton kështu: “Ai e flijoi veten e tij në udhën Tënde për t’i shpëtuar robërit e Tunga hutimi i paditurisë dhe i shmangies”. (3) Kjo është një anë e kësaj ngjarjeje, pra pjesa e cila ka të bëjë me Imam Husejnin (p.m.t.). Ndërsa pjesa tjetër e ngjarjes është sqaruar në fjalinë vijuese: “Ata të cilët mashtruan botën dhe shitën pasuritë e tyre, për fitimin e pavlerë dhe të ulët të kësaj bote dhe të botës tjetër, ata të cilët u zhytën në egot dhe epshet e tyre dhe ata tëcilët ranë në poshtërim, u bashkuan kundër tij dhe e qortuan atë”. (4)Kjo është përmbledhja e lëvizjes Husejnite.

Kur njeriu ulet dhe i kushton vëmendje kësaj shpalljeje, ai e ndjen se me të vërtetë lëvizja Husejnite mund të vlerësohet në dy këndvështrime, të cilat që të këndvështrimet janë të vërteta dhe tregojnë përmasat e mëdha të kësaj lëvizjeje. Këndvështrimi i parë, është ana e dukshme e lëvizjes së Husejn Ibn Aliut (p.m.t.), domethënë lëvizja e zhvilluar kundër lëvizjes mëkatare, të shmangur dhe shtypëse -qeverisë së Jezidit-. Megjithatë ana e fshehtë e kësaj ngjarjeje është një lëvizje më e madhe, këndvështrimi i dytë e çon njeriun këtu, e cila përkthehet si lëvizja e cila zhvillohet kundër paditurisë dhe shmangies së njeriut. Po ndonëse nga ana dukshme Imam Husejni (p.m.t.) ka luftuar kundër Jezidit, përmasa themelore e luftës së tij historike, nuk është e kufizuar me jetën e shkurtër dhe të pavlerë të Jezidit. Përkundrazi ajo është në zotërim të një cilësie të zhvilluar kundër hutimit të paditurisë dhe shmangies së njeriut. Ja pra Imam Husejni (p.m.t.) ka luftuar për këto.

Qëllimi i Kryengritjes Husejnit: Asgjësimi i Reve Të Paditurisë Dhe Hutimit

Feja e Allahut, është programi i lumturië së kësaj bote dhe botës tjetër. Ky program ashtu siç ka marrë nën siguri zhvillimin shpirtëror të shoqërive njerëzore, merr nën siguri dhe ringjalljen e aftësive të mendimit të shoqërive njerëzore, personalitetet dhe fuqitë e tyre. Feja e Allahut ashtu siç i ka kushtuar vëmendje shpirtërores i kushton rëndësi dhe jetës njerëzore të kësaj bote dhe ajo ka një program për lumturinë e njeriut. Imam Aliu në veprën me titull: “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë) e ka përshkruar kështu qëllimin e vetëm të Lajmëtarit më të Nderuar (p.q.m.t.): “Nxjerrja në dritën e diellit e mendjeve të groposura nga vendi ku ndodhen”. Në Lutjen e Vizitës së Erbainit të Zotërisw së Dëshmorëve (p.m.t.) ne lexojmë kështu: “Ai i shpëtoi robërit e Tu nga hutimi i paditurisë dhe i shmangies”. Kryengritja Husejnite shërben për të shpërndarë retë e paditurisë dhe hutimit në horizontet e njerëzve dhe për t’i bërë ata të zotër të dijes dhe për t’i çuar në udhëzimine vërtetë. Në të vërtetë kuptimi i ndihmës sëAllahut; është përpjekja në hedhjen e hapit në drejtim të ringjalljes së sunnetit hyjnor, në ndikimin e natyrës dhe të shoqërisë, në qenien mbresëlënës në rizgjimin e natyrave, në shpëtimin e njerëzimit nga mjerimi dhe nga ndikuesit e fateve të këqija. Kjo është ndihma të cilën ne do ta bëjmë për fenë e Allahut.

Veçoria e Përzgjedhur e Erbainit Në Vazhdimin e Lëvizjes Husejnite (Dita e Dyzetë e Rënies Dëshmor të Imam Husejnit)

Erbaini ishte një fillim në ngjarjen e Kerbelasë. Pas përjetimit të ngjarjes së Kerbelasë shpërtheu ajo fatkeqësi e madhe dhe në atë fushë të kufizuar ndodhi flijimi i Ebu Abdullahut (p.m.t.), bashkëkohësve të tij, i miqve të tij dhe i familjes së tij. Duhej të përhapej mesazhi i ngjarjes së robërisë. Fjalët dhe hutbet e të nderuarës Zejnebe (p.m.t.) dhe i Imam Sexhxhadit (p.m.t.), si një organ mediatik shumë i fuqishëm, duhej t’ua përcillnin përjetimet, zhvillimet dhe qëllimin për masat, gjë e cila dhe ndodhi. Veçoria e mjedisit mbytës dhe shtypës, është se njerëzit nuk mund të gjejnë rast dhe nuk mund të gjejnë guxim për të pasqyruar në sjelljet e tyre të vërtetën të cilën e kanë kuptuar; sepse si fillim sistemi dhunues dhe shtypës nuk e lejon popullin që të kuptojë, por në rast se shoqëria është bërëe vetëdijshme për ato gjëra që po ndodhin,këtë herë sistemi despot nuk lejon që populli t’i vërë në zbatim ato gjëra që i ka kuptuar.Gjatë udhës përnë Kufe dhenë Damask, shumë njerëz ishin bërë të vetëdijshëm për ato gjëra që po ndodhnindhe për gjendjen e robërve nga gjuha e Zejnebe Kubrasë (p.m.t.) ose Imam Sexhxhadit (p.m.t.); por kush mund të guxonte dhe kush ishte fuqinë e mjaftueshme për të pasqyruar ato gjëra që kishin kuptuar, përballë organeve dhunuese dhe shtypëse të qeverisë?! Për këtë arsye në gjuhën e besimtarëve ishte krijuar një nyjë. Erbaini ishte bisturia e parë e përdorur në këtë nyjë. Lëvizja e parë ndodhi në ditën e Erbainit në Kerbela.

Ndikimii CiliZgjoi Çudi Në Karvanin e Robërve Në Ruajtjen Dhe Përhapjen e Mesazhit Të Ashurasë

Sipas asaj që ka shkruar i ndjeri Ibn Tausi dhe historianët e mëdhenj: “Karvani i robërve domethënë e nderuara Zejnebe (p.m.t.) dhe njerëzit përreth saj kur arritën në ditën e Erbainit në Kerbela, atje nuk gjendej vetëm Xhabir Ibn Abdullah Ensariu dhe Atijje Aufi, përkundrazi në shoqërimin etyre gjendej dhe një palë e farefisit të Beni Hashimit dhe miqve të Ehli Bejtit (p.m.t.),të cilët ishin mbledhur në krye të varrit të Zotërisë së Dëshmorëve dhe e kishin pritur të nderuarën Zejnebe (p.m.t.). Këmbëgulja e Zejnebe Kubrasë (p.m.t.) duke thënë:“Le të shkojmë në Kerbela” kur pokthehej nga Damasku - duhet të ketë qenë si pasojë e politikës së saj të shkallës së lartë, e cila kishte siguruar që kjo palë e vogël por kuptimplotë të mblidhej në Kerbela. Disa njerëz e kanë parë si një munësi të largët arritjen e kervanit në ditë e Erbainit në Kerbela. I ndjeri Dëshmor Ajetullah Gazi në punimin e tij me shkallë të gjërë ka vërtetuar se kjo gjë është e mundur dhe ka ndodhur. Si përfundim në fjalët e të mëdhenjve tanë zë vend se Zejnebe Kubraja (p.m.t.) dhe një palë nga Ehli bejti (p.m.t.) kur kishin ardhur në Kerbela kishin vënë re se së bashku me Xhabir Ibn Abdullah Ensariun dhe Atijje Aufin edhe anëtarët e farefisit Beni Hashim gjendeshin aty. Rëniet etyre dëshmor janë nga gjurmat dhe shenjat se ai qëllim i cili duhej të ndodhte ka ndodhur, pra përhapja e këtij mendimi dhe dhënia guxim e popullit. Ja pra në këtë pikë është shfaqur ngjarja e “Teuuabinëve” (Të Penduarve). Pavarësisht se lëvizja e “Teuuabinëve” (Të Penduarve) u shtyp pas një kohe të shkurtër në Kufe u zhvilluan kryengritjet e Muhtarit dhe trimave të tjerë dhe këto kryengritje u bënë shkas që fletorja dhunuese dhe e ndyrë e Beni Umejjes të mbyllej. Sigurisht se pas tyre erdhën meruanitët, megjithatë lufta vijoi dhe udha u hap. Kjo është veçoria e Erbainit. Pra në Erbain ka dhe të zbuluar, ka dhe vepër dhe në Erbain ka dhe vënien në jetë të qëllimeve të zbuluara”.

Burimi: Ajetullah Sejjid Ali Hamenei,“Filozofia e Ashurasë” (Fjalimi Nr: 72), Shtëpia Botuese:“Feta” (Djaloshi), 2015.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- “Biharu’l-Enuari” (Lulishta e Dritave), vëll. 6, fq. 113.

2- “Misbahu’l-Mutehexhxhidi” (Drita e Falësit të Tehexhxhudit), fq. 788.

3- “Misbahu’l-Mutehexhxhidi” (Drita e Falësit të Tehexhxhudit), fq. 788.

4- “Misbahu’l-Mutehexhxhidi” (Drita e Falësit të Tehexhxhudit), fq. 788.



Burimi : www.intizar.web.tr