Arbaini u përkujtua në të gjithë Pakistanin

Publikuar në Nën. 2, 2018, 12:31 a.m.

Muslimanët pakistanezë të martën përkujtuan  Arbainin me frymë fetare dhe respekt në të gjithë vendin.

Kjo ditë, Arbaini shënon kulmin e një periudhe 40-ditore pas 10 ditëve të zisë  të Muharremit, dita e martirizimit të hazreti Hussejnit (a.s.) dhe 72  shokëve të tij besnik, në vitin 680.

Beteja u zhvillua në fushat jashtë Qerbelas, një qytet në Irakun modern ku  sot është Xhamia e Shejtë e Imam Hysejnit, një vend i shenjtë  për myslimanët shiitë. Muslimanët shia përbëjnë 20 për qind të popullsisë muslimane në Pakistan dhe është vendi  me popullsinë e dytë më të madhe të muslimanëve shia pas Iranit.

Kryengritja e Imam Hussejnit në Qerbela është konsideruar si simbol i rezistencës kundër shtypësve nga muslimanët, si nipi i Pejgamberit të Islamit Muhammedit (a.s.) me një grup të vogël dhe të afërmit e tij u ngritën kundër padrejtësisë.

Muslimanët shia përbëjnë 20 për qind të popullsisë muslimane në Pakistan dhe vendi me popullsinë e dytë më të madhe shia pas Iranit. Megjithatë, popullsia muslimane sunni në Pakistan gjithashtu e respekton  Muharremin e shenjtë me një frymë fetare.

Procesione zie dhe tubimet fetare u mbajtën në të gjitha qytetet e vendit të mëdha apo të vogla  me respekt kryen homazhe  për sakrificën e madhe nga Hazret Imam Hussejni (a.s.)  dhe shokët e tij në Qerbela.

Dijetarët fetarë në fjalimet e tyre me rastin theksuar mësimet e Hazreti Imam Hussejnit (a.s.) dhe aspektet e ndryshme të  tragjedisë në Qerbela.

Mijëra njerëz shpërndanë  ushqim, qumësht, dhe ujë) për pjesëmarrësit e procesioneve të zisë.

Qindra mijëra vizitorë nga Pakistani gjithashtu shkuan në qytetin e shenjtë të Qerbelasë përmes Iranit për të shënuar Arbainin. Ambasada e Iranit dhe Pakistanit morën masa shtesë për të lehtësuar numrin e vizitorëve që shkojnë në Iran dhe Irak.



Burimi : IRNA