Vlerat Arsimore të Ashures u hulumtuan në Liban

Publikuar në Tet. 31, 2018, 10:50 p.m.

Një forum mbi vlerat edukative të Ashures (dita e 10 Muharrem  që  shënon martirizimit e përvjetorit të Imam Huseinit (as) dhe familjes së tij) u organizua në Dahieh, një periferi e muslimanëve shia në jug të Bejrutit, Liban.

Sipas nna-leb.gov.lb, Kompleksi Tuba në rajon organizoi programin e organizuar nga Shoqata e Mësuesve të Libanit  dhe Shoqata e ‘Imam Khomeinit’(r.a.) dhe Qendrat Kulturore në Liban.

Ceremonia e hapjes së forumit u ndoq nga Dr. Nada Oweijane, kreu i Qendrës për Hulumtime Arsimore dhe Zhvillim, Akram Shejh Barakat, kreu i Shoqatës të Mësimeve Islame të Libanit, dhe Prof. Ali Alauddin, president i Universitetit Islamik të Libanit.

Shejh  Naim Kasim, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Hizbullahut, Shejh Akram dhe Barakat cili kryesoi sesionin e parë të programit të titulluar "Vlerat fetare dhe njerëzore", e drejtoi ceremoninë e hapjes.

Abbas Mousawi, lektor universiteti dhe studiues dhe Kumeil Mubarak folën rreth vlerave edukative të Ashures dhe vlerat e përbashkëta të Ashures dhe Krishterimit.

Virtyti i Ashures në realitetin bashkëkohor arsimor ishte titulli i sesionit të dytë, i cili u kryesua nga Rabi 'Nuruddin, kreu i shoqatës.

Si të përfshihesh virtytet në metodat arsimore ishte tema e kumtesës  të paraqitur nga Nada Owaijane.

Programi përfundoi me një deklaratë të lexuar nga Shejh Se'id Nazar, drejtor i përgjithshëm i Shoqërisë së Imam Humeinit (r.a.) Qendrave Kulturore në Liban.



Burimi : IQNA