Universiteti i Tel Avivit: Izraeli ka frikë nga konflikti ushtarak

Publikuar në Tet. 31, 2018, 3:42 a.m.

Udhëheqja izraelite është e shqetësuar se hakmarrja me raketa të ndjeshme që vjen si rezultat i ndonjë dëmtimi ndaj strukturës bazë të Hezbollahut në këtë luftë, do të jetë edhe më e dhunshme. Në raport u vu në dukje se Irani dhe Hezbollahu janë të sigurt se Izraeli, i cili ka frikë nga hakmarrja e Hezbollahut dhe përshkallëzimi i incidenteve, nuk mund t'i sulmoj ata në Liban.

Instituti i Kërkimeve i Sigurisë Kombëtare i Izraelit në Universitetin e Tel Avivit, ka përgatitur një studim të mahnitshëm në lidhje me luftë Izrael – Hezbollah. Në këtë studim u vu në dukje se Izraeli refuzon të hyjë direkt në një operacion ushtarak për të eliminuar kërcënimin që vjen nga armatura e raketave të zbuluara nga organet e inteligjencës në Bejrut. Në studimin e punuar nga sionistët, sulmi ushtarak i cili do të zhvillohet kundër Libanit, vlerësohet si një “vijë e kuqe”.

Në këtë studim u tha se vëmendja e treguar nga Irani dhe Hezbollahu ndaj raketave të ndjeshme, ka krijuar një ekuilibër parandalues që forcon superioritetin ushtarak kundër Izraelit dhe gjithashtu u deklarua se lufta e ardhshme, pasojat e të cilës Izraeli dëshiron t’i shmangë, bartë në vete rreziqe të mëdha. Sipas kësaj, udhëheqja izraelite është e shqetësuar se hakmarrja me raketa të ndjeshme që vjen si rezultat i ndonjë dëmtimi ndaj strukturës bazë të Hezbollahut në këtë luftë, do të jetë edhe më e dhunshme.

Në raport u vu në dukje se Irani dhe Hezbollahu janë të sigurt se Izraeli, i cili ka frikë nga hakmarrja e Hezbollahut dhe përshkallëzimi i incidenteve, nuk mund t'i sulmoj ata në Liban. Sipas raportit të lartpërmendur, edhe nëse Izraeli sulmon rajonet ku raketat klasike u shndërruan në raketa të ndjeshme në Liban, edhe nëse ushtron presion të drejtpërdrejt për të vonuar projektet e Iranit dhe Hezbollahut, ai përsëri nuk do të ishte në gjendje të parandaloj Iranin nga pajisja e Hezbollahut me armë të avancuara dhe efektive.

Përveç kësaj, në raport u vu në dukje se përpjekjet e vazhdueshme për të minuar përpjekjet e Iranit për të pajisur Hezbollahun me armë të avancuara, duke sulmuar Sirinë, ose duke kryer aktivitete diplomatike në Siri dhe Liban, kanë kanë vënë në dukje vështirësit e kundërshtarëve për të krijuar një pengesë. Në këtë studim u tha se fiksimi i vazhdueshëm i inteligjencës izraelite ndaj projektit për prodhimin e raketave të ndjeshme në Liban si dhe deklaratat e tyre në lidhje me këtë temë, nuk kanë mundur ta ndalin projektin në fjalë dhe ta largojnë këtë kërcënim ndaj Izraelit.

Në studimin e përgatitur në institutin hebre, gjithashtu u vunë në dukje këto pyetje: Cili është qëllimi i luftimit të prodhimit të raketave në Liban? A është e dobishme kjo politikë e medias, duke përfshirë përdorimin e materialeve të mbledhura nga inteligjenca izraelite?

Raporti vazhdoi kështu: Përdorimi i shumtë i organeve të medias në këtë drejtim, tregon se Izraeli nuk mund ta arrijë qëllimin e vet duke përdorur mjete të tjera në Liban. Për më tepër, përdorimi efektiv i organeve të medias, madje edhe në mungesë të një kërcënimi të vërtetuar ushtarak, në të vërtet tregon se Izraeli po shmanget nga operacioni ushtarak në Liban. Kjo do të thotë se Irani dhe Hezbollahu janë të lirë të vazhdojnë të kryejnë planet e tyre pa frikë. Përdorimi i përsëritur i mediave nga Izraeli, po dëmton imazhin e tij. Kjo situatë po ashtu mbështetë thëniet se Tel Avivi mundohet vetëm të parandaloj dhe se Izraeli nuk është i interesuar për asnjë operacion ushtarak në Liban.

Sipas studimit, politika e Izraelit për të përdorur mjetet e medias për të zbuluar veprimet e Hezbollahut, nuk është drejpërdrejt ndaj atyre që janë përgjegjës (Irani dhe Hezbollahu). Sipas kësaj, qëllimi kryesor i Izraelit është të ushtrojë presion ndaj bashkësisë ndërkombëtare, qeverisë libaneze dhe popullit libanez. Ky presion synon të rrisë frikën e luftës Izrael - Hezbullah, e cila do të shkatërrojë shtetin, infrastrukturën dhe ushtrinë e Libanit, si dhe të rris paqëndrueshmërinë në rajon. Pritet që kjo situatë të hap rrugë për ndërhyrje në Liban dhe për pezullimin e projekteve të Iranit dhe Hezbollahut. Megjithatë, sipas studimit, të gjitha këto përpjekje të tyre duken të padobishme.

Studimi i përgatitur nga ekspertët izraelit ka vënë në dukje se edhe pas fjalimit të Netanyahut në OKB, bashkësia ndërkombëtare është indiferente ndaj çështjes dhe refuzon përdorimin e mjeteve të shtypjes në Liban: Qeveria amerikane është e zënë me probleme të tjera lidhur me çështjet e brendshme të saj dhe politikën e jashtme. Ushtria amerikane u largua nga territori sirian, duke hapur rrugë që Rusia të krijoj dominim në rajon.

Studimi vuri në dukje se metoda e Izraelit për operacion në këtë fazë nuk e ka arritur qëllimin kryesor të saj, duke shtuar se ai nuk mund t’i ndal projektet e Iranit dhe Hezbollahut. Sipas studimit, nëse ky është një kërcënim i vërtetë strategjik për shtetin izraelit në fazën e ardhshme, dhe duke marrë parasysh edhe vështirësit në rritje në Siri, nga Izraeli do të kërkohet që të rrezikoj më shumë për të krijuar një kërcënim në mënyrë që ta dëshmoj vetën.

Studimi i përgatitur nga Instituti i Kërkimeve i Sigurisë Kombëtare i Izraelit përfundoi kështu: Edhe nëse Izraeli sulmon rajonet ekzistuese, edhe nëse ka sukses në ushtrimin e presioneve të tij në mënyrë të tërthortë për të shtyrë projektet e Iranit dhe Hezbollahut, armatosja e Hezbollahut me armë të përparuara do të vazhdoj të mbetet në mesin e përparësive të Teheranit.



Burimi : intizar.web.tr