Eksperi amerikan: Turqia mund të kërkoj ndihmë financiare nga sauditët për të heshtur ndaj vrasjes së Khashoggit

Publikuar në Tet. 30, 2018, 11:38 p.m.

Sipas një autori amerikan dhe drejtuesi radio, Turqia mund të jetë duke i bërë presion Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit disident saudit, Jamal Khashoggi, në mënyrë që të marrë koncesione ekonomike nga Rijadi.

 Presidenti Tayip Erdogan i kërkoi Riadit të premten që të zbuloj vendndodhjen e trupit të Khashoggit si dhe ata që urdhëruan vrasjen e tij në Konsullatën saudite në Stamboll me 2 tetor.

Prokurorët turq kanë përgatitur gjithashtu një kërkesë për ekstradim për 18 të dyshuar nga Arabia Saudite në lidhje me vrasjen.

Khashoggi ishte kritik i princit të kurorës Muhamed bin Selman, sundimtar de facto i mbretërisë. Ai jetoi në mërgim të vetëshpallur në Shtetet e Bashkuara, duke punuar si kolumnist i Washington Post.

Erdogan “ndoshta ka informacione të ashpra për princin”, tha Stephen Lendman të premten për Press TV.

Ai u shpreh kështu: “Unë besoj se ajo çfarë ai po bënë është se po i bënë presion mbretit Selman për ndihmë financiare, për të cilën Turqia ka shumë nevojë; ekonomia e saj është në vështirësi shumë serioze.”

Lendman u shpreh se Erdogani nuk do ti zbuloj të gjitha sekretet në qoftë se sauditët i japin ndihmë financiare.

 Prokurori publik i Arabisë Saudite tha të enjten se vrasja e Khashoggit ishte e paramenduar, duke kundërshtuar një deklaratë zyrtare të mëparshme që ndodhi aksidentalisht gjatë një konflikti në konsullatë.

Numri i shumtë i vrasjeve nga Riadi, e kanë dëmtuar qëndrimin e princit saudit në Perëndim.

Zyrtarët saudit fillimisht mohuan se kishin të bëjnë me zhdukjen e Khashoggit pasi ai hyri në Konsullatë, të cilën ai kishte vizituar për të marrë një dokument të nevojshëm për një martesë të planifikuar.

“Kush e dha këtë urdhër?”-  tha Erdogan në një fjalim për anëtarët e Partisë së tij AK në Ankara. “Kush dha urdhër që 15 njerëz të vijnë në Turqi?” – u shpreh ai.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Jim Mattis tha të shtunën se vrasja e Khashoggit ka penguar stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe se Uashingtoni do të merr masa shtesë ndaj atyre që janë përgjegjës.



Burimi : Press Tv