E fejuara e Khashoggit, Hatixhe Xhengiz: Jamal nuk kishte shkuar për herë të parë në Konsullatë

Publikuar në Tet. 29, 2018, 2:05 a.m.

Hatixhe Xhengiz, e fejuara e gazetarit të Washingon Post-it i cili u vra nga Arabia Saudite në Konsullatën e Stambollit, Jamal Khashoggit, u shpreh se: “2 tetori është një ditë me të vërtet e vështirë. Është një ditë e vështirë për të treguar, një ditë ku kan ndodhur shumë gjëra të cilave nuk mund t’ju jap përgjigje.” Xhengiz deklaroi se Khashoggi  kishte shkuar edhe një here në Konsullatë para 2 tetorit kur ishte zhdukur.

Hatixhe Xhengiz, e fejuara e gazetarit të Washingon Post-it të vrarë me 2 tetor nga Arabia Saudite në Konsullatën e Stambollit, iu është përgjigjur pyetjeve në transmetimin live të Haberturk.

Xhengiz u shpreh se kur është njoftuar me të, Khashoggi ka jetuar 1 vjet e gjysëm në SHBA,  dhe shtoi se: “Unë nuk e di se sa e drejtë do të ishte të vlerësohet qëndrimi i z. Jamal si një kundërshtarë. Kishte një proces ndryshimi në vendin e tij dhe gjatë këtij procesi, kishte disa pika të cilat ai i kritikonte dhe disa me të cilat pajtohej. Me këtë proces, ai po ndiqte strukturën në ndryshim me shqetësim dhe emocion. Ai ishte një gazetar i balancuar, objektiv dhe i ndërgjegjshëm. Mund të them se ai ishte një gazetar shumë patriot.”

Xhengiz u shpreh se ata mendonin që të jetojnë në SHBA ose në Stamboll, dhe vazhdoi kështu:

“Kur erdhëm në Stamboll më 10 shtator, ne bëmë një përgatitje të furishme për martes deri më 2 tetor. Duhej ta shfrytëzonim kohën mirë. Me njoftimin e familjeve dhe miratimin e tyre, ne filluam të përgatitemi për martesë. Së pari ai mori shtëpi, pastaj filluam të presim për procedurat e tapisë dhe të blejmë gjërat e nevojshme për shtëpi.  Ndërsa mendonim se si mund ta menaxhojmë procesin në mënyrë të drejtë, babai im na thoshte që ne të fillojmë proceset zyrtare, e pastaj ta festojmë këtë me martesë të gjithë së bashku.”

‘NUK DËSHIRONTE TË SHKOJ NË KONSULLATË’

Xhengiz u shpreh kështu: “Për shkak se në Turqi ekziston një strukturë e cila nuk e lejon poligaminë, për t’u martuar një i huaj, nevojitet një dokument që dëshmon se ai person nuk është i martuar. Ai përmendi se mund të ketë disa probleme që lidhen me Konsullatën dhe tha se ka ide se si t'i kapërcej ato. Unë me të vërtetë nuk e di se z.Jamal donte një dokument të tillë në Shtetet e Bashkuara. Shumica e spekulimeve thonë se ky dokument nuk iu jepet atyre dhe drejtohet për në Turqi, por ai do të më kishte treguar për një gjë të tillë.”

Xhengiz u shpreh se Khashoggi nuk dëshironte të shkoj në Konsullatë, duke shtuar se: “Sepse ai për shkrimet e tij merrte herë reagime negative, e herë pozitive. Për shkak se ishte një person shumë emocional dhe delikat, ai shqetësohej se atje do të lind ndonjë tension. Ai shqetësohej nga fakti se në Konsullatë mund të ndodhte ndonjë incident i papritur. Ai nuk dëshironte të përjetoj incidente të tilla si pyetje apo presion.”

Xhengiz vazhdoi kështu:

“Kur e mësoi se këtë dokument duhet ta marrë prap nga cilado Konsullatë e Arabisë Saudite në botë, ai mendoi se rrjeti lokal në Turqi është i mirë dhe se mund ta rregulloj këtë çështje pasi që Turqi është një vend i sigurt. Unë e pyesja atë se pse ishte i frikësuar. Sepse shqetësoj dhe kjo gjë vërehej nga ftytyra e tij.  Ai mendonte se Turqia është një vend i fuqishëm në fushën ndërkombëtare, se nuk do të ndodhte një ngjarje e tillë dhe se marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Arabisë Saudite janë të mira.

Prandaj atë ditë thamë ‘le të shkojmë’.

‘KISHIN THËNË SE DOKUMENTI DO TË DAL BRENDA DISA DITËVE’

Duke hyrë brenda ai ishte i shqetësuar, mua nuk më morën brenda, përreth Konsullatës kishte një sigurim të fortë. Unë fillova të pres në derë, të dytë ishim të shqetësuar dhe fillova të shikoj përreth vazhdimisht.

Kaloi një orë dhe unë fillova të mendoj se ‘nëse nuk del brenda 10 – 15 minutave, duhet të pyes për të sepse përndryshe do t’i ik aeroplani dhe nëse ka mundësi për diçka të tillë atëherë këtu ka diçka për t’u shqetësuar’. Megjithatë doli dhe u shfaq shumë i gëzuar dhe me qef. U gëzova shumë kur e pash ashtu.  Ai foli për interesin e treguar atij në tokën e tij dhe tregoi se ishte shumë i lumtur shpirtërisht. Unë u gëzova jo vetëm për fakti se do t’a marr dokumentin, por edhe për faktin se e kishte kaluar mallin ndaj vendit të tij.  Brenda i kishin thënë se gjithqka është në rregull.

Kishin thënë se dokumenti do të dal brenda disa ditëve. Ai ju kishte thënë se e ka një udhëtim dhe se dëshiron të largohet. Dhe ata e kishin pyetur se kur do të kthehej. Ai ju kishte thënë se do të kthehet të marten. Ata i thojnë se do ta përgatitim dokumentin. Kur më tregoi për reagimet e tyre dhe ato që kishin ndodhur brenda, edhe unë u gëzova së bashku me të. Me këtë gëzim u larguam nga aty dhe shkuam në Londër. Ngadalë ngadalë filluan të vijnë gjërat e shtëpisë. Ai kërkoi që t’ja lë çantën në shtëpi, dhe pasi e përcolla atë në aeroport e mora çantën e tij dhe u nisa për në shtëpi.

‘2 TETORI ISHTE NJË DITË SHUMË E VËSHTIRË’

Ato që i kishin ndodhur Khashoggit me 2 tetor në Konsullatë, Xhengiz i tregoi kështu:

-2 tetori është një ditë me të vërtet e vështirë. Është një ditë e vështirë për të treguar, një ditë ku kan ndodhur shumë gjëra të cilave nuk mund t’ju jap përgjigje. Ditë për të cilën pyes se a mos vallë kemi tejkaluar ndonjë gjë. Nuk ishte aspak i shqetësuar. Atij nuk i kishin pëlqyer disa gjëra që i kishim marrë për shtëpi dhe rrugës për në Konsullatë, ai po më tregonte se pse nuk i kishin pëlqyer ato. Arritëm në Konsullatë, këtë herë nuk na priti askush.

-Nuk e dija se do të shkonte në Konsullatë sapo të vijë e marta. E pyeta se a mund të shkoj edhe unë me të, ai më tha se do të shkonte me mikun e tij. Me marrjen e këtij dokumenti, kemi pasur pak punë me gjërat të cilat i kishim marrë për shtëpi, në të njejtë ditë do të shkonim në Komunën e Fetihut, të gjitha këto do t’i kryenim të njejtën ditë, më ishte krijuar një ndjenjë brenda vetës se duhej të shkoja me të dhe mos ta lija vetëm. Sapo thash se duhet ta thërras menjëherë, më thirrën zyrtarët nga Konsullata. Ne hëngrëm mengjes në një vend aty pranë, dhe personi i cili telefonoi tha se në ora 13:00 mund të shkonim në Konsullatë dhe ne hypëm në taksi dhe u nisëm për atje. Në vizitën tonë të dytë nuk kam pasur shqetësime në lidhje me gjuhën e trupit.

‘U FRIKËSOVA SHUMË KUR E KUPTOVA SE KONSULLATA E MBARON PUNË NË ORËN 15:30’

-Kërkova që të hyjë së bashku me të në Konsullatë, por nuk më morën brenda. Pasi që herën e parë e dinim procedurën, ai ma dha telefonin e pastaj shkoi, më pas filloi një pritje e gjatë. Një ditë kur z.Jamal ishte sëmurë, e pata pyetur se me kënd mund të komunikoj në qoftë se ndodh diçka në Turqi, e ai më kishte thënë se mund ta thërras mikun e tij ‘prof.Yasin’-in. Kur shkova në Konsullatë në ditën e parë, kjo fjali më erdhi në mendje, por në Konsullatë nuk më paralajmëruan për këtë çështje.

-Unë mendova se brenda po diskutonin. Ajo që më bëri të mendoj kështu ishte se ai hyri brenda me një ndjesi krejtësisht të relaksuar. Nëse do të kisha ndonjë shqetësim në lidhje me atë se autoritetet saudite kishin një plan të tillë, unë do të rrezikoja dhe të futësha brenda. Prita gjatë aty, nuk më kishte shkuar mendja për ndonjë gjë tjetër, përveç se do t’a marrë atë letër dhe do të bisedojnë.

-Pata një frikë të madhe kur mësova nga vëllai im se orari i punës i Konsullatës së Arabisë Saudite përfundon në orën 15:30. U shqetësova shumë dhe kisha nevojë të bërtas. E telefonova mikun tim të ngusht dhe i kërkova që të vijë menjëherë. Vrapova te dera e Konsullatës dhe i thashë zyrtarit turk se z.Jamal nuk kishte dalur ende. Në atë moment më erdhën shumë gjëra të këqija në mendje. Zyrtari turk më tha se të gjithë që kanë qenë brenda tashmë kanë dalur. Menjëherë telefonova në Konsullatë. Ju thash se z.Jamal nuk ka dalur ende dhe se jam duke e pritur te dera. Një zyrtar i ri doli jashtë dhe më tha se askush nuk është brenda. Më tha se nuk ka kuptim të presësh këtu. U frikësova shumë dhe më pas e telefonova Yasin Aktay-in.

-Ndjeva një përgjegjësi të madhe shpirtërore, ndërgjegje shpirtërore. Unë nuk e kuptoj se si mund t’i ndodhin këto gjëra dikujt që dëshiron të martohet në Konsullatë, nuk e kuptoj aspak se si kjo gjë mund të gjej vend në diplomaci.

-Kur e pash në mediat turke se kishin ardhur avionë nga Arabia Saudite në Turqi, e kuptova se po ndodhte diçka përtej asaj që unë e mendoja. Më pas u hapën hetime në lidhje me ngjarjen. Dhashë deklaratën time në Fatih Emniyet.

-U ndërmorrën masa të ndryshme të sigurisë për mua dhe familjen time. Lexova më shumë se kurr lajme, postimet në twitter dhe komente të njerëzve. Përjetova një presion shumë të madh psikologjik. Ju dëshironi të informoni njerëzit, por kjo çështje është dhimbja jote dhe ju ende nuk e keni kuptuar këtë dhimbje… Përjetova një goditje të madhe të cilën nuk mund ta përshkruaj.

‘TRUMP DHE POMPEO MË FTUAN NË SHBA, SHKUARJA IME ATJE VARET NGA ORIENTIMI NDËRGJEGJËS’

-Ka disa arsye se pse kam qëndruar larg mediave gjatë kësaj kohe. Kjo është një vrasje dhe një konspiracion, dimensioni i saj ndërkombëtar ka një anë juridike dhe politike. Si një person në jetën e Jamal Khashoggit, nuk më duket e drejtë që këtë temë ta diskutoj në dimensione të martesës.

-Në fillim të procesit, Trumpi më ftoi në SHBA, por për shkak të deklaratave të tij kontradiktore në këtë temë, mendova se kjo ftesë ishte vetëm për simpati publike. Disa ditë pas ftesës së Trump, më ftoi Pompeo dhe unë i thash se do të shkoja në Shtëpinë e Bardhë vetën në qoftë se ata do të ndihmojnë në zgjidhjen e situatës. Pompeo tha se sapo kishin filluar hetimin dhe se nuk kishte ndonjë informatë tjetër.

-A do të ketë në politikën amerikane një orientim ndërgjegjës? Shkuarja ime atje varet nga kjo.

‘SHPRESOJ TË GJENDET TRUPI I TIJ DHE TË VARROSET NË MEDINË’

-Pritjet e mia dhe pritjet e presidentit janë që të japin llogari të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë punë. Përfundimi i hetimit brenda një kohe të shkurtër, do të na mundësoj që së paku ta dijmë se çfarë ka ndodhur dhe të mos e përjetojmë dhimbjen me shumë pyetje në kokë.

-Z. Jamal kishte dëshirë që të varrosej në Medinë, këtë e dija edhe unë, edhe familja e tij. Por meqë ai është zhdukur, shpresoj që të gjendet trupi i tij dhe të varroset në Medinë.

-Nuk po marrë kërcënime, por duke i parë postimet në Twitter dhe rrjete sociale, nuk e kam ditur se njerëzit janë çnjerëzuar kaq shumë. U habita shumë se sa të këqija kishin mundur të bëhen mediat turke për teori të tilla konspiracioni, nuk i kisha njohur si të tilla.

-Nuk më telefonoi askush nga Arabia Saudite. Dhe nuk mendoj se mund t’i vizitoj. Mendoj se një gjë e tillë nuk do të ishte e përshtatshme dhe se nuk do të mund ta bëja.



Burimi : Sputnik News