Jazexhi: Soros një hajdut! Këtu nuk është problem vetëm mafia e drogës

Publikuar në Tet. 27, 2018, 4:36 a.m.

Historiani Olsi Jazexhi  i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se në Shqipëri nuk është problem vetëm mafia e drogës, por edhe e naftës, kromit, etj.

Jazexhi: Miku më i ngushtë i kryeministrit tonë është një person i kërkuar nga qeveritë e Tajlandës, Malajzisë për vjedhjen që u bënte stoqeve. Soros është një hajdut. Qeveria që kemi ne sot është produkt i Fondacionit Soros. Këta njerëz dolën nga ky fondacion. Ky fondacion po bën reformën në drejtësi. Ne duhet t’i gjejmë një burim këtij populli. Problemi nuk është këtu vetëm mafia e drogës, kemi kompanitë e naftës. Kemi mafien e kromit. Sa para bëhet me kromin nuk i bën droga. Këto janë po aq të rrezikshme sa mafia e drogësEdhe PD-ja kur vjen sjell ata gjytyrymët.   



Burimi : Gazeta İmpakt