Ensari: Marrëveshja Rusi-Turqi ka lindur me idenë e Iranit

Publikuar në Tet. 26, 2018, 11:27 p.m.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Husein Ensari ka deklaruar se marrëveshja në mes të Rusisë dhe Turqisë për formimin e një zone të paarmatosur në Idlib, është një rezultat i propozimeve të bëra nga Irani.

Në një deklaratë për televizionin iranian Press Tv, Ensari u shpreh kështu: “Kuadri dhe konceptet themelore të marrëveshjes së Idlibit ishin ideja e Iranit.”

Ensari, i cili tha se pjesa e rëndësishme e Moskës dhe Ankarasë i janë qasur nga pikëpamje të ndryshme zgjidhjes së problemit në Idlib, qyteti i fundit nën kontrollin e terroristëve, duke u shprehur se: “Ndërsa Rusia ishte në anën e zgjidhjes së problemit me hapa të shpejtë, Turqia ishte në prirje për të përhapur në një periudhë të pacaktuar. Ndërsa Irani propozoi një zgjidhje graduale në vend të luftës së ashpër ose paqes së ashpër.”

‘NËSE VEPROHET SIPAS PLANIT, MUND TË BËHEN ARRITJE EDHE PA ASNJË PLUMB TË VETËM’

Ensari vuri në dukje se në fillim, Turqia dhe Rusia iu qasën negativisht këtij propozimi, por më pas ata e pranuan atë si dhe u shpreh se: “Përkundër qëndrimit negativ fillestar të dy partnerëve tanë, kuadri dhe propozimi që ne paraqitëm u pranuan si bazë e marrëveshjes për Idlibin. Nëse dispozitat e kësaj marrëveshjeje zbatohen sipas planit, mund të bëhen arritje pa hedhur asnjë plumb të vetëm.”



Burimi : Rast Haber