Pa sakrificën e dëshmorëve, dashuria e Imam Huseinit nuk do të përhapej në të gjithë botën

Publikuar në Tet. 26, 2018, 10:45 p.m.

Imam Hamanei ka mirëpritur familjët e dëshmorëve mbrojtës të tyrbes së shenjtë.

Udhëheqësi i Revolucionit ka vlerësuar  guximin dhe sakrificën e dëshmorëve mbrojtës të tyrbes së shenjtë dhe duke iu drejtuar familjeve të tyre, ai u shpreh kështu: “Po të mos kishte qenë sakrifica e disave (dëshmorëve) në ato toka, sot dashuria e hz.Imam Huseinit (a.s) nuk do të përhapej kaq shumë në të gjithë botën.

Në periudhën e Abbsidëve, disa kanë hedhur temelin e parë duke sakrifikuar jetët e tyre për tyrben e shenjtë të Imam Huseinit (a.s). Njejtë kanë bërë edhe fëmijët tuaj…  Po të mos kishin qenë sakrificat dhe përpjekjet e tyre, armiqtë mund t’ju kishin afruar edhe tyrbes së shenjtë të Imam Huseinit (a.s).”



Burimi : Rast Haber