Ruhani: Sauditët nuk do të mund ta kryenin vrasjen e Khashoggit pa mbështetjen e SHBA-së

Publikuar në Tet. 26, 2018, 10:31 p.m.

Presideti i Iranit ka thënë se në botën e sotme, një vrasje si ajo e Khashoggit nuk do të mund të kryhej pa mbështetjen e SHBA-së dhe i ka bërë thirrje Turqisë ‘që të ndriqoj në mënyrë të kujdesshme dhe të paanshme të gjitha dimensionet e një vrasjeje të tillë’.

Presidenti iranian, Hasan Ruhani ka bërë një deklaratë në të cilën përveç Rijadit, ka akuzuar edhe Uashingtonin, ndërsa mënyrën se si qeveria saudite trajtoi vrasjen e Jamal Khashoggit në Konsullatën e Përgjithshme të Stambollit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka cilësuar ‘si fshehjen më të keqe që është bërë ndonjëherë’.

‘FISI QË UDHËHEQ ARABINË SAUDITE’

Në Këshillin e Ministrave, presidenti i Iranit është shprehur se: “Askush nuk do të kishte menduar se në botën e sotme dhe në shekullin e 21-të, mund të kryhej një vrasje e tillë e organizuar dhe një sistem për planifikim e një vrasjeje të tillë mizore”, duke e cilësuar mbretërinë saudite si ‘fisi që sundon vendin’.

‘A MUND TË VRITEJ POPULLI I JEMENIT PA MBËSHTETJEN E SHBA-SË’

Ruhani u shpreh se ky fis është një ombrellë e sigurisë dhe se vrasjet kryhen duke u bazuar në një super fuqi dhe prandaj, ka shpëtuar nga akuzat e gjykatave ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit, ndërkaq duke iu referuar sulmeve të vazhdueshme ndaj Jemenit që nga muaji mars i vitit 2015 nën udhëheqjen e Arabisë Saudite, ai u shpreh se: “Populli i Jemenit që shumë vite ka vuajtur nga bombardimet dhe bota po hesht ndaj kësaj. Po të mos ishte mbështetja e SHBA-së, a do të mund të bombardohej kështu populli i Jemenit?”

‘JA FYTYRA E VËRTET E ATYRE QË UDHËHEQIN MEKËN DHE MEDINEN’

Presidenti i Iranit i kërkoi Turqisë që të hetoj në mënyrë të kujdesshme dhe të paanshme vrasjen e Khashoggit:

“Unë i kërkoj shtetit mik të Turqisë që të hetoj në mënyrë të kujdesshme dhe të paanshme këtë rast. Ajo duhet të ndriqoj në mënyrë të kujdesshme dhe të paanshme të gjitha dimensionet e një vrasjeje të tillë e cila është hasur vetëm në shekujt e kaluar dhe e cila nuk ndodh më në kohën tonë.”

‘E HARROJNË BOTËN PËR 450 MILIARD DOLLAR’

Ruhani u shpreh se kjo vrasje ka treguar fytyrën e vërtet e atyre që udhëheqin një shtet ku gjenden vendet më të shenjta të muslimanëve, Meka dhe Medina, dhe shtoi se qëndrimi që do të merret do të jetë një provë për të gjitha vendet e botës dhe do të tregoj se çfarë është në të vërtet ndjeshmëria e SHBA-së dhe Evropës për të drejtat e njeriut. Ai theksoi se është e pabesushme që një vend si SHBA-ja, që mbron të drejtat e njeriut, ka refuzuar të marrë një qëndrim në lidhje me vrasjen e Khashoggit, sepse ka një marrëveshje shitjeje prej 450 miliard dollarësh në Arabinë Saudite.

‘INKURAJUESIT PËR KRYERJEN E KËSAJ VRASJEJE’

Presidenti i Iranit vuri në dukje se së bashku me ata që kanë kryer vrasjen, duhet të dënohen edhe ata që e kanë inkurajuar atë dhe duke iu referuar faktit se qeveria e SHBA-së do ta njoftoj me 4 nëntor paketën e dytë të sanksioneve për të parandaluar eksportet e naftës së Iranit, ai u shpreh kështu:

‘ME SANKSIONE, JU PO KRYENI VRASJE NË IRAN’

“Të gjithë tashmë e dinë se si ju i mbështetni regjimet në botë. Me 4 nëntor ju dëshironi të kryeni një vrasje tjetër për një komb i cili nuk dëshiron t’ju shërbej juve, komb të madh. liberal dhe të pavarur.”

“Shpresoj që vendet dhe popujt e botës të shohin për së afërmi realitetin aktual dhe të vërejnë shtypjen ndaj popullit të Jemenit, Irakut, Sirisë dhe Afganistanit.”

ERDOGAN: PARTNERËT E KRIMIT NË VENDET E TJERA

Në një fjalim të mbajtur të marten në Kuvend, presidenti turk Regjep Taip Erdogan kishte thënë për ekipin saudit prej 15 personash të cilët kryen vrasjen në Turqi, se “nga kush kanë marrë urdhër” dhe se “nëse ka partner të krimit në vende të tjera, edhe ata duhet të përfshihen në hetim”.

Erdogan po ashtu u shpreh se: “Jemi të vendosur që të mos lejojmë asnjë nga këta njerëz përgjegjës të shpëtojnë nga drejtësia, duke filluar prej atyre që e kanë fshehur rastin e deri tek ata që kanë dhënë urdhër për kryerjen e vrasjes.”

Ndërkohë, qeveria e Trumpit e ka dërguar drejtoreshën e CIA-së, Gina Haspel në Turqi për të zhvilluar hetime në lidhje me vrasjen.



Burimi : Sputnik News