Rojet Revolucionare të Iranit: Arabia Saudite po përpiqet të largoj vëmendjen nga rasti i Khashoggit

Publikuar në Tet. 26, 2018, 12:32 a.m.

Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Ismail Kevseri ka reaguar ndaj faktit se Arabia Saudite dhe Bahreini kanë futur në listën e terrorizmit Gardën Revolucionare të Iranit dhe krahun e tij jashtë vendit, komandantin e Forcave të Jeruzalemit, Kasim Sulejmanin, duke u shprehur se Rijadi po përpiqet të largoj vëmendjen nga rasti i Khashoggit.

Kevseri u shpreh kështu: “Vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi ka shqetësuar botën dhe rajonin. Arabia Saudite nuk mund të dalë lehtë nga ky moçal ku është futur. Prandaj, qeveria saudite përdori një metodë të tillë për të shpëtuar nga ky proces.”

Faktin se Arabia Saudite dhe Bahreini kanë futur në listën e terrorizmit Gardën Revolucionare të Iranit dhe krahun e tij jashtë vendit, komandantin e Forcave të Jeruzalemit, Kasim Sulejmanin, Kevseri e ka cilësuar si një përpjekje të Rijadit për të larguar vëmendjen nga rasti i Khashoggit.

Agjencia zyrtare saudite e lajmeve, SPA kishte njoftuar se Arabia Saudite dhe Bahreini kanë futur në listën e terrorizmit Gardën Revolucionare të Iranit dhe krahun e tij jashtë vendit, komandantin e Forcave të Jeruzalemit, Kasim Sulejmanin.



Burimi : Sputnik News